Kosova
“Greenhouse” fillon zgjerimin e kapaciteteve, synohet të prodhohet një shtëpi e gjysmë në ditë
“Greenhouse SH.P.K” ka bërë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm, duke filluar ndërtimin e një halle të re prodhimi me sipërfaqe prej 10,400 m². Në këtë hapësirë të re do të instalohen makineritë më moderne dhe të avancuara për prodhimin e shtëpive të parafabrikuara me skelet prej druri, duke garantuar cilësi dhe efikasitet të lartë në procesin e ndërtimit.
Me këto kapacitete, “Greenhouse SH.P.K” synon të prodhojë 1.5 shtëpi në ditë, duke siguruar kështu një rritje të konsiderueshme në prodhimin ditor dhe përmbushjen e kërkesave në tregun vendor dhe ndërkombëtar.
Ky investim do të krijojë gjithashtu rreth 50 vende pune shtesë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të komunitetit dhe industrisë së ndërtimit në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Ky projekt ambicioz shënon një pikë kthese për këtë kompani, duke e pozicionuar atë lider në prodhimin e shtëpive të parafabrikuara me skelet prej druri dhe duke vendosur standarde të reja në industrinë e ndërtimit.
Themeluesi dhe bashkëpronari i kompanisë, Nazmi Mehmetaj, pati deklaruar për albinfo.ch se puna e “Greenhouse” ka filluar në vitin 2015 dhe është themeluar si rezultat i kërkesave të klientëve, kryesisht zviceranë, por edhe të vendeve të tjera të BE-së dhe më gjerë, me të cilët, si afaristë kanë pasur kontakte.
Sa u përket kompanive të kosovarëve në Zvicër, Mehmetaj ka theksuar se kanë raporte shumë të mira bashkëpunimi.
“Sidomos me kompanitë e sektorit të ndërtimit, me të cilat na lidh interesi i përbashkët, sepse koncepti ynë për zhvillim të qëndrueshëm si “Greenhouse” është që të krijojmë partneritete të shëndosha në vend të konkurrencës së lig”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit













