Lajme
SHBA sanksionon rrjetin e këmbimit të kriptovalutave për ndihmë ndaj Rusisë
Shtetet e Bashkuara goditën me sanksione të enjten një rrjet të këmbimeve të kriptovalutave, që janë të lidhura me krimet kibernetike ruse. Vendimi është pjesë e masave që po merr qeveria amerikane për të goditur krimet kibernetike që mund t’i ndihmojnë Rusisë, në prag të takimit të Presidentit amerikan Joe Biden me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj hakerit të dyshuar rus Sergey Ivanov dhe sistemit të këmbimit Cryptex, i regjistruar në ishullin ‘St. Vincent dhe Frenadies’, por që operon në Rusi. Shërbimet për këmbim të kriptovalutave u mundësojnë njerëzve dhe bizneseve të këmbejnë kriptovaluta për pasuri tjera, siç janë dollarët dhe valutat e tjera digjitale.
Departamenti i Thesarit thotë se Sergey Ivanov ka bërë pastrimin e qindra miliona dollarëve përmes kriptovalutave për kriminelët kibernetikë dhe menaxherë të tjerë të angazhuar në këtë lloj sipërmarrje gjatë 20 viteve të fundit, përfshirë për Timur Shakhmametov-in, i cili pretendohet se krijoi një platformë interneti për të dhënat e kartave bankare të vjedhura dhe dokumenteve të identifikimit, e njohur me emrin “Joker’s Stash’. Sergei Ivanov akuzohet se pastroi të ardhurat e kësaj platforme, sipas Thesarit.
Departamenti amerikan i Shtetit po ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacion që çon në arrestimin dhe shpalljen fajtorë të këtyre dy individëve dhe Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Virxhinias ka bërë publike aktpadinë ndaj tyre.
Presidenti Biden tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të rrisin koston për Rusinë për luftën e saj në Ukrainë dhe do të pengojnë furnizimin me burime të bazës industriale të mbrojtjes ruse.”
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller theksoi se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet dhe kapacitetet për të penguar dhe ekspozuar të gjitha rrjetet për pastrim parash dhe do të imponojnë një kosto të lartë ndaj kriminelëve kibernetikë dhe rrjeteve që i mbështesin. Përsërisim thirrjen tonë që Rusia duhet të marrë hapa konkretë për të parandaluar kriminelët kibernetikë që operojnë lirshëm nën juridiksionin e saj”.
Zyrtarët amerikanë kanë marrë disa masa kundër kriminelëve kibernetikë rusë që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022/voa
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













