Integrimi
Këshilli i të huajve, zëdhënës i popullatës pa të drejtë vote
Me iniciativën dhe me ftesën e Këshillit për të Huajt të Kreuzlingen-it ditë më parë u mbajt një takim këshillimi dhe këmbimi përvojash në mes të këtij këshilli dhe atij të Winterthur-it dhe të Cyrihut. Ky takim për herë të parë ishte i hapur për media dhe për të gjithë të interesuarit tjerë.
Të ftuar ishin edhe Dorena Raggenbas këshilltare e lartë e qytetit të Kreuzlingen-it, Oliver Linz i përgjegjës për Integrim i Kantonit të Thurgau-t si dhe Yolanda Schuster përfaqësuese e qytetit të Sirnach-ut dhe Anna Keller nga Weinfelden-i, të cilat ishin në rolin e vëzhguesve.
Këshillin për të huajt të qytetit të Cyrihut, apo siç njihet edhe si Ausländerbeirat, e përfaqësonte Francesco Genova i cili të pranishmit i informoi detajisht rreth themelimit të këtij këshilli dhe punës së tij. Ai theksoi se mbi 195 nacionalitete të ndryshme që aktualisht banojnë në Cyrih, pra rreth 30 për qind e të huajve nuk janë të natyralizuar dhe janë pa të drejtë vote. Ata domosdo duhet të kenë një zëdhënës në këtë rast përfaqësuesit e tyre, në mënyrë që kërkesat e tyre të dëgjohen edhe nga ekzekutivi i qytetit.
Këshillin për të huaj të qytetit të Winterthurit e përfaqësuan kryetarja e këtij këshilli, Birgül Gedik, nënkryetari i parë, Giordano Facchin i cili është njëri ndër themeluesit e tij, pastaj nënkryetari i dytë Robert Mosser-Haller si dhe Vjollca Popova Shabani, anëtare e këtij këshilli. Të pranishmëve, këtë këshill ua prezantoi Birgül Gedik. Ajo, theks të veçantë vuri në angazhimin e këtij këshilli për përforcimin e bashkëpunimit me ekzekutivin dhe legjislativin e qytetit si instanca më e lartë në qytet.
“Është e domosdoshme që edhe të huajt pa të drejtë vote, të cilët për arsye të ndryshme ende nuk janë natyralizuar, të kenë të drejtën legjitime për pjesëmarrje në vendimmarrje aty ku ata jetojnë. Një gjë e tillë mundësohet vetëm nëpërmes përfaqësimit të tyre. Ata kërkesat, nevojat dhe propozimet e kësaj popullate e cila është diku rreth 23 për qind, mund t`i delegojnë drejtpërdrejt në vendin e duhur dhe një gjë të tillë mund ta bëjnë nëpërmes këshillit të të huajve”, tha veç tjerash Gedik.
Ky këshill, roli i të cilit është vetëm këshillues, si prioritet në legjislaturën e re të cilën e ka filluar në vitin 2014, do ta ketë përmirësimin e komunikimit në mes të legjislativit dhe ekzekutivit të qytetit në njërën anë dhe këshillit për të huajt në anën tjetër. Si domosdo të punës së saj, ajo përmendi edhe formën dhe mundësinë se si t`i informojë mërgimtarët se në kuadër të qyteteve ka edhe këshilla për të huajt dhe ta bëjë publik ekzistimin e tyre. “Puna jonë tashmë ka treguar rezultate, por duhet të jemi shumë më tepër aktivë në mënyrë që roli ynë si ndërmjetësues dhe zëdhënës të përmbushet denjësisht” shtoi në vijim në fjalën e saj zonja Gedik.
Kryetarja e Këshillit për të Huaj të Kreuzlingenit, Anna Tomàs e cila edhe e prezantoi këtë këshill, tha se në punën e tyre kanë mjaft lehtësi për faktin se janë direkt lidhur me ekzekutivin e qytetit. Kështu nga ekzekutivi gjithmonë ka përfaqësues të tyre të cilët marrin pjesë në mbledhjet e këshillit për të huaj, dhe kështu ekziston mundësia që me këtë ekzekutiv të këmbehen direkt mendimet, kërkesat dhe nevojat e poullatës migrante pa të drejtë vote, e cila në Kreuzlingen përbën mbi 53 për qind të popullatës së huaj. Këshilli për të huaj i qytetit të Kreuzlingenit është në fund të mandatit të dytë dhe në prag të zgjedhjeve të reja, tha ndër të tjera në fjalën e saj zonja Tomàs.
Në Këshillin për të Huaj të Kreuzlingen-it bën pjesë edhe Avni Avdyli, i cili ishte po ashtu i pranishëm në këtë takim.
Në vazhdim të këtij takimi nën udhëheqjen e përgjegjëses së Byrosë për integrim të palës mikpritëse Zeljka Blank-Antakli u zhvillua edhe një raund diskutimesh me ç`rast u shtruan shumë pyetje rreth punës së këshillave për të huaj dhe se sa mund të ndikojnë ata në përmirësimin e jetës të të huajve me banim në Zvicër. Pyetjet dhe temat që u parashtruan ishin çështje të cilat ishin preokupim i njëjtë i të tre këtyre këshillave. Ato kishin të bënin kryesisht me çështje politike dhe çështje të integrimit. Interesim pati sidomos rreth procedurës së shtetësisë, pastaj rreth mundësisë së angazhimit të të huajve pa nënshtetësi në radhët e policisë, për pleqtë migrantë trajtimin e tyre dhe mundësinë e vendosjes së tyre nëpër strehimoret për pleq, pastaj për shkollimin e të rinjve dhe integrimin në përgjithësi, çështjet e ndryshme sociale si dhe si të motivohen të huajt për pjesëmarrje aktive në politikë, e shumë tema tjera.
Në fund të këtij takimi shumë të suksesshëm të gjithë u zotuan se këso takimesh të cilat si qëllim do të kenë këmbimin e përvojave, duhet të jenë të rregullta.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











