Skip to content

Qeveria zvicerane do të rrisë punësimin për refugjatët ukrainas

Keystone

Sipas qeverisë zvicerane, më shumë refugjatë ukrainas duhet të fillojnë të punojnë në Zvicër.

Qeveria ka udhëzuar Departamentin e Drejtësisë dhe Policisë që të përgatisë një draft konsultimi deri në shkurt 2025, duke përfshirë ndryshimet ligjore të propozuara për të mbështetur integrimin e tyre në punë, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Qeveria e mori këtë vendim bazuar në raportin e grupit të vlerësimit për Statusin S, të cilin e pranoi të premten. Grupi, i udhëhequr nga ish-këshilltari federal Urs Hofmann, u krijua nga ish-ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, për të vlerësuar dhe trajtuar me shpejtësi përvojat me Status S.

Parlamenti kishte kërkuar procedura më të thjeshta për t’u mundësuar refugjatëve ukrainas të punësohen në Zvicër. Këshilltarët propozuan zëvendësimin e kërkesës aktuale për leje pune me një sistem regjistrimi.

Refugjatëve me status S duhet t’u kërkohet të regjistrohen në shërbimin publik të punësimit. Ata që janë të punësuar, duhet të lejohen të ndryshojnë kantonet dhe të detyrohen të marrin pjesë në masat integruese.