Lajme
A po zgjidhet përfundimisht konflikti i Jurës?
Me konkordatin e Moutier-it çështja e Juras është sqaruar përfundimisht dhe konflikti i gjatë prej dekadash i kantonit Jura, është zgjidhur
Qyteti Moutier para ndryshimit: Vendimi për të kaluar nga kantoni i Bernës në atë të Jurës do të merret së shpejti.
Marrëveshja rregullon në detaje se si qyteti Moutier mund të kalojë nga Berna në Jura, transmeton albinfo.ch. Është gjithashtu e qartë për autoritetet: Me konkordatin e Moutier-it çështja e Juras është sqaruar përfundimisht dhe konflikti i gjatë prej dekadash Jura me separatistët është zgjidhur.
Por kjo nuk është e gjitha: marrëveshja rregullon pikat më të rëndësishme në lidhje me ndryshimin e kantonit nga ana e qytetit Moutier, për shembull financat, administratën, shkollat dhe shërbimet zjarrfikëse.
Autoritetet në Bernë dhe ato në Jura negociuan për dy vjet, shkruan srf.ch. “Transferimi i një komuniteti prej 7200 banorësh nga një kanton në tjetrin nuk është aq i lehtë,” thotë ish-këshilltari i qeverisë së Bernës Mario Annoni.
Bëhet fjalë gjithashtu për para: Kantoni i Bernës duhet të kalojë 76 milionë franga nga barazimi financiar në kantonin e Juras, dedikuar për Moutier-in gjatë gjashtë viteve të ardhshme.
Kantoni Jura i paguan kantonit të Bernës 4.4 milionë franga për investime, për shembull në kompaninë e transportit publik BLS.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










