Lajme
Pas dy atentateve, alarm për bombë pranë vendit ku Donald Trump do të mbante tubim
Një makinë me një sasi eksplozivi brenda saj dyshohet se është gjetur pranë qendrës në Long Island, aty ku Donald Trump do të zhvillonte tubimin e tij elektoral mbrëmjen e sotme.
Mediat amerikane, duke iu referuar informacioneve nga Departamenti i Policisë Nassau, raportojnë se të mërkurën në mëngjes agjentët iu përgjigjën një “ngjarje të dyshimtë” pranë vendndodhjes së vendit të tubimit të ish-presidentit në Nju-Jork.
“Ne iu përgjigjëm një ngjarjeje të dyshimtë në afërsi të Nassau Coliseum, megjithatë nuk u gjet ndonjë mjet shpërthyes”, tha një oficer për Newsweek pasi qarkulluan raportimet për pajisjen shpërthyese.
“Është një person që po merret në pyetje, i cili mund të ketë trajnuar një qen zbulues të eksplozivëve pranë vendit të ngjarjes. Individi me qenin raportoi në mënyrë të rreme se ishte gjetur eksploziv dhe ai individ aktualisht po ndalohet nga policia”, tha sakaq Komisioneri i Policisë së Qarkut Nassau, Patrick Ryder, citon A2.
Ndërkohë, burime në Departamentin e Policisë së Qarkut Nassau dyshohet se i thanë gazetarit James Lalino më herët të mërkurën se në vendin e tubimit “u thye perimetri dhe një fuçi blu u largua prej aty“.
“Me sa duket, ata gjetën një mjet shpërthyes në një nga automjetet”, tha burimi për gazetarin, duke shtuar se shoferi i makinës dyshohet se përfundoi duke vrapuar në pyll.
“Askush nuk e pa nëse ai kishte ndonjë gjë me vete, ata thjesht e panë atë duke u larguar me vrap. Shumë makina po parkojnë tani, ato janë rreshtuar në Hempstead Turnpike, vetëm duke parkuar në bar. Edhe në Eisenhower Park, ata thjesht po parkojnë atje”, i tha burimi Lalinos, sipas një postimi në platformën ‘X’.
Kandidati republikan për President do të mbajë një tubim në orën 19:00 në Uniondale, në Koliseumin Memorial të Veteranëve të Nassau. Tubimi vjen vetëm tri ditë pas atentatit të dytë ndaj Trump që ndodhi teksa ai luante golf në West Palm Beach, Florida.
Zyrtarët e qarkut të Nassau lëshuan një përditësim sigurie përpara tubimit dhe po koordinohen me Shërbimin Sekret të SHBA-së për të siguruar pjesën e jashtme të vendit.
“Ky do të jetë vendi më i sigurt në SHBA të mërkurën”, nënvizoi Patrick Ryder në një konferencë për shtyp të hënën.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












