Lajme
Rezistenca ndaj antibiotikëve vlerësohet si emergjencë globale
Emergjenca e re globale e shëndetit pritet të jetë rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve. Tingëllon si një gjë e të ardhmes së largët, apo një skenar që nuk na përket, por faktet flasin për të kundërtën. Në vitin 2019, 5 milionë njerëz vdiqën në mbarë botën për shkak të infeksioneve që rezistonin ndaj trajtimit me antibiotikë, ndërkohë që 1.3 milionë të tjerë lidheshin direkt me këtë shkak.
Në numrin e sotshëm, “Politico” i ka lënë një vend të madh problemit në fjalë, nisur edhe nga fakti i provueshëm se luftërat apo konfliktet po katalizojnë përhapjen e baktereve rezistente, po imponojnë zgjidhje radikale sidomos te fëmijët, të cilëve u amputohen gjymtyrë në mungesë të trajtimit, çka na thotë se problemi po troket në mbarë botën.
“E shoh që gjithçka po çon në një shpërthim katastrofik të rezistencën mikrobike në Gaza dhe do të përhapet në të gjithë spitalet e rajonit. Në mos është tashmë në Europë, SHBA dhe në Lindje apo jug. Do të jetë kudo”,citon autori, Rory O’Neill, një specialist të OBSH-së.
Aktualisht po flitet për një skenar që do ta çojë botën në periudhën para penicilinës, antibiotiku i parë, i sintetizuar në vitin 1928 që “ndryshoi mjekësinë përgjithnjë”.
Keqpërdorimi i antibiotikëve që pasuan, sidomos në blegtori, ka çuar në përshtatjen dhe rritjen e rezistencës. Lufta me pasojat e veta çon në krijimin e vatrave të infeksionit, dhe është kuptuar se bakteret mund t’i përshtaten edhe toksicitetit të metaleve të rënda. Madje bombardimi në zona lufte, ku përdoret në armatim të ndryshëm zink, apo plumb, po aftëson bakteret të rezistojnë duke e thelluar problemin më shumë.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












