Lajme
Vjena, Kopenhaga dhe Cyrihu, qytetet më të mira për të jetuar
Vjena, Kopenhaga dhe Cyrihu marrin medaljen e arit, argjendit dhe bronzit në indeksin global, si vitin e kaluar
Çdo vit EIU (Economist Intelligence Unit), rendit një grup të madh qytetesh globale, për nga cilësia e jetesës së tyre.
Renditja e këtij viti ka parë mjaft ndryshime. Por, maja e indeksit mbetet e dominuar nga kontinenti evropian, që kombinon më së miri stabilitetin me një cilësi të lartë të kulturës dhe mjedisit, arsimit, infrastrukturës dhe kujdesit shëndetësor, të gjithë këta elementë, që autorët e indeksit synojnë t’i masin objektivisht.
Vjena, Kopenhaga dhe Cyrihu marrin medaljen e arit, argjendit dhe bronzit në indeksin global, si vitin e kaluar, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Këto vende janë të pasura, demokratike, të bukura, të kulturuara, të gjelbra dhe të shëtitshme. Qytetarët e tyre janë përkatësisht të shëndetshëm, të arsimuar dhe të lumtur. Vende të tilla kanë gjithashtu politikë, që mund të quhet ‘e mërzitshme’, por që indeksi i EUI e njeh si “të qëndrueshme” – një gjë e mirë për një jetë të qetë.
Kjo mund të ilustrohet në kontrast me lëvizjet poshtë renditjes së disa qyteteve evropiane. Kur ato ndahen me shumë pak pikë, ndryshimet e vogla në rezultate, përkthehen në lëvizje të mëdha në renditje. Pra, qytetet gjermane (të cilat panë protesta të ekstremit të djathtë), Dublini (trazira të mëdha në nëntor) dhe Barcelona (krimi i rrugës) të gjitha pësuan rënie të vogla, në matësit e stabilitetit, që përkthehen në rënie më të mëdha në renditje. Përmirësimet e ardhshme mund t’i bëjnë ato të rriten përsëri po aq shpejt.
Duke lëvizur në drejtimin tjetër, një numër qytetesh të Evropës Lindore kanë qenë ndër ‘alpinistët’, jo vetëm të Evropës, por edhe në botë. Kjo është kryesisht për shkak të përmirësimeve në shërbimet sociale dhe infrastrukturën, nga të cilat kanë përfituar veçanërisht Beogradi, Bukureshti, Budapesti dhe Sofja.
Përmirësimet janë në gjëra, të tilla si investimet në transport, raporti mjek-pacient dhe regjistrimet në shkolla. Edhe pse relativisht të ulëta në renditjen evropiane, ato janë konkurruese me qytetet kryesore amerikane. Budapesti, për shembull, ndodhet midis Pittsburgh dhe Seattle në tabelën globale.
Suksesi relativ nuk është gjithçka. Nëse vendet e tjera u afrohen niveleve evropiane të cilësisë së jetës, kjo mund të kërcënojë vendet e qyteteve evropiane lart në tabelë. Por, kjo do të ishte gjë e mirë për botën.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













