Kosova
Serbët protestuan mëngjesin e sotëm në veri, Policia e Kosovës tha se protesta u shpërnda e qetë
Punëtorët e strukturave paralele në Veri këtë të hënë u mblodhën para ndërtesës së komunës, e cila të premten është bastisur nga Policia e Kosovës, shkruajnë mediat serbe.
Para objektit në Mitrovicën Veriore ku ndodhej selia e qarkut administrativ të Mitrovicës, u mblodhën rreth tridhjetë punonjës të këtyre institucioneve dhe pyetën policët që janë përballë për të shpjeguar pse nuk lejohen të vijnë në vendet e tyre të punës.
Njëri nga policët u tha se procedimi po zhvillohej në bazë të Prokurorisë, pasi siç tha ai, “në këtë godinë ishin lëshuar dokumente të falsifikuara”.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka pasur informacione se në dy lokacione.
“Policia e Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara se në dy lokacione në Mitrovicë veri, do të mbahen protesta sot (02.09.2024) në orët e hershme të mëngjesit, me kohë ka ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të protestave”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se protestat kanë qenë të paparalajmëruara, megjithatë policia bën të ditur se “sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente”.
Rreth orës 08:45 protestat kanë përfunduar të qeta dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.
E-Diaspora
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










