Lajme
Kosova, pak mundësi për të rinjtë
Kosova nuk po ua përmbushe “apetitet” të rinjve kosovarë të cilët po kërkojnë vend pune dhe kushte më të mirë për studime
Kosova po vazhdon të jetë një vend i cili nuk po ofron mundësi për të rinj, prandaj shumë prej tyre po kërkojnë alternativë jasht vendit. Kështu deklarojnë shumica e të rinjve të intervistuar në rubrikën e përjavshme “VOX”. Ata kërkojnë që shteti t’u krijoj më shumë favore në punësim dhe studime.
Blerta Binaku, studente në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, thotë se ajo, sikurse dhe shumë të rinj, po përballet me problemin e mungesës së vendeve të punës. Ajo tregon se shumë të rinj që kanë përfunduar studimet janë të papunë.
“Siç po shihet, Kosova nuk po tregohet që është një vend i mundësive për të rinjtë. Prandaj, edhe po kemi probleme të shumta si në shkollim, po ashtu edhe në punësim. Mendoj se është koha e fundit që institucionet apo shteti të bëjë diçka për gjeneratat e ardhshme”, shprehet Blerta.
Edhe i riu Qëndrim Krasniqi nga Prizreni, thotë se aktualisht nuk ka ndonjë problem pasi që për të kujdeset dhe e financon familja. Ai konsideron se veç problemit të papunësisë, disa të rinj janë duke shkuar edhe në drejtime të disa rrugëve që në të ardhmen mund të jetë problem i konsiderueshëm.
“Mendoj se problemet më të mëdha te të rinjtë janë përdorimi i substancave narkotike. Shteti duhet të veprojë diçka në këtë drejtim. Ky problem është edhe në vendet e tjera, po Kosova, edhe në këtë drejtim duhet të forcohet dhe të mos lejoj të rritet kjo dukuri”, thekson Qëndrimi.
Kurse, Amar Hoxha tregon për problemet e tij… “Problemi që kemi aktualisht është dilema se në cilin fakultet të regjistrohemi. Nuk kemi ndonjë referim se ku, në cilin fakultet të shkojmë, pasi që nuk e dimë se a do të mund të sigurojmë ndonjë vend pune në të ardhmen”, shprehet ajo.
Ndryshe vetëm vitin e kaluar, Kosovës iu kanë shtuar rreth 6000 të rinj të diplomuar. Kosova nuk ka treg pune për të gjithë këto kuadro të kualifikuara, prandaj bazuar në një sondazh që është zhvilluar një vit më parë, shumica e të anketuarve janë shprehur të gatshëm për të jetuar ashtë Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












