Lajme
Rritja e pagave në Gjermani shton rrezikun e uljes së normës së inflacionit
Ndërsa shumica e politikëbërësve mendojnë se rritja e pagave nuk do të nxisë inflacionin, disa ekonomistë janë të shqetësuar
Pagat në ekonominë më të madhe të Eurozonës po rriten me ritmin më të shpejtë këtë shekull, duke nxitur shqetësimin midis disa ekonomistëve rreth uljes së pritshme të normës së interesit të muajit të ardhshëm nga Banka Qendrore Europiane (BQE).
Pagat e negociuara në Gjermani pritet të rriten me 5.6 % në vitin 2024, bazuar në marrëveshjet e arritura midis janarit dhe qershorit, sipas të dhënave të publikuara të martën nga ËSI, instituti i sindikatave. Rritja e pagave, në terma realë, do të jetë më e shpejta, që nga fillimi i regjistrimeve të tyre në vitin 2000.
Edhe pse rritjet janë shumë më të larta se objektivi i përgjithshëm i inflacionit prej 2 %, politikëbërësit në Frankfurt e kanë futur ritmin e lartë të rritjes së pagave në parashikimet e tyre.
Qetësia e BQE-së përballë presionit të pagave më të larta, vjen nga besimi se punëtorët ende po “kapin hapin” pasi fuqia e tyre blerëse u ‘gërrye’ nga inflacioni. Edhe me rritjen e pagave prej 5.6 % të këtij viti, vetëm gjysma e humbjeve të punëtorëve gjermanë midis 2021 dhe 2023 janë kompensuar.
Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në qershor përmendi një marrëveshje pagash prej 12 % për punonjësit e sektorit publik në Gjermani – e para në tre vjet – si shembull.
“Mund të imagjinoni, që një marrëveshje, që pritet në vitin 2024 dhe që mbulon fuqinë blerëse të humbur në 2021, 2022 dhe 2023, do të jetë padyshim shumë e madhe,” tha ajo.
Tregjet po vlerësojnë një mundësi më shumë se 90 % për një ulje tjetër prej 25 pikë bazë në shtator, pas uljes së qershorit të normës së depozitave nga 4 % në 3.75 %.
Besimi i politikëbërësve mbështetet nga përmbysja e një fenomeni të quajtur “inflacion lakmues” (greedflation), që do të thotë se është më e vështirë për kompanitë të kalojnë kostot shtesë të listëpagesave, tek klientët e tyre.
Përcaktuesit e normave besojnë se bizneset përdorën kombinimin e kostove të larta të lëndëve të para dhe kërkesës së fortë të konsumatorëve, për të rritur çmimet dhe për të rritur marzhet e fitimit menjëherë pas pandemisë. Tani, me rritjen në stanjacion, marzhet e fitimit duket se do të tkurren. Ndërkohë, papunësia mbetet e ulët, që do të thotë se punëtorët mund të nxisin rritjen e pagave.
Megjithatë, jo të gjithë përcaktuesit e normave janë të bindur se BQE-ja do të arrijë të shmangë rritjen e inflacionit.
Më shumë marrëveshje pagash priten në muajt e ardhshëm.
Sindikata më e fuqishme e Gjermanisë, IG Metall, do të nisë betejën e saj për një rritje prej 7 % të pagave për 3.9 milionë punëtorë në industrinë metalike dhe elektrike të vendit në shtator.
Bisedimet kolektive janë veçanërisht të njohura në Gjermani dhe gjithashtu mbulojnë rreth 80 % të punëtorëve në të gjithë Eurozonën.
Investitorët janë të bindur nga mesazhi i Lagarde se sjellja e korporatave dhe familjeve tregon se paga më e lartë nuk ka gjasa të çojë në spiralen e frikshme të rritjes së çmimeve, që përhumbi ekonomitë perëndimore në vitet 1970, kur rritjet e larta të pagave pasuan goditjet e çmimit të naftës dhe e bënë më të vështirë vëni nën kontroll të inflacionit.
Presidentja e BQE-së ka theksuar se, pas rritjes me 4.8 % këtë vit, marrëveshjet e pagave ka të ngjarë të jenë më të ulëta në vitin 2025 dhe “edhe më të ulëta” vitin e ardhshëm.
Optimistët tregojnë natyrën e përkohshme të inflacionit lakmues – dhe gjendjen aktuale të ekonomisë së Eurozonës – për të theksuar se rreziku i përsëritjes së historisë sot është i ulët.
Katër vjet më vonë, problemet e zinxhirit të furnizimit janë sheshuar dhe çmimet e energjisë janë ulur. Kërkesa nuk është më e fortë. Dhe normat mbeten ende relativisht të larta.
Të tjerë thonë se bankës qendrore do t’i duhet ende të vëzhgojë nga afër, se sa do të zgjasë periudha e marrëveshjeve të pagave. Hulumtimi nga Instituti i Politikave Makroekonomike (IMK) me bazë në Dyseldorf tregon se hendeku midis fitimeve dhe kostove të punës është mbyllur. / FT
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












