E-Diaspora

Doli numri më i ri i revistës albinfo.ch

Ka dalë këto ditë numri më i ri i revistës sonë albinfo.ch. Në fokus të këtij numri është islami ndër shqiptarët e Zvicrës. Redaksia ka përgatitur një dosje komplekse të përbërë nga një numër intervistash, portretesh dhe vështrimesh të protagonistëve të jetës fetare  të shqiptarëve të  besimit mysliman në Zvicër. Të gjitha lidhen rreth një shqetësimi të përbashkët: si është reflektuar te besimtarët shqiptarë dhe te kleri mysliman i këtushëm atmosfera pas sulmit terrorist të kryer në Paris më 7 janar.

Edhe temat dhe preokupimet tjera të diasporës shqiptare kanë zënë vend në këtë numër të revistës. Veç tjerash aty mund ë lexoni një intervistë të zgjeruar me ministrin e ri të diasporës, Valon Muratin, po ashtu një intervistë me Kandidatin për zgejhdjet nacionale të Zvicrës, Arbër Bullakajn, një fotoreportazh për forumin ekonomik, kulturor e turistik te Kosovës në Bazel etj. Revista albinfo.ch mund të gjendet dhe të lexohet në të gjitha mjediset shqiptare në Zvicër.