Integrimi
Shqiptarë dhe zviceranë festuan Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Të pranishëm ishin edhe miqtë zviceranë si: Philip Receveur - Ministër, Pierre Kohler, Kryetar i Komunës Delemont, Riser, Courtet etj
Dita e shumëpritur për të festuar 7 vjetorin e Pavarësisë erdhi me plot frymëzim dhe dashuri më 22 shkurt ’15 në Qendrën e Kulturës në Courfaivre nga Shkolla Shqipe dhe Shoqata Bashkësia Shqiptare në Kantonin Jura- Zvicër.
Qindra mërgimtarë, të moçëm e të rinj u mblodhën së bashku për të kremtuar këtë 7 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Nxënësit e Shkollës Shqipe së bashku me mësuesen kishin bërë përgatitjet me kohë për ta pritur ketë festë me madhështi.
Meriton përgëzim kryesia e Shoqatës Bashkësia Shqiptare në Jura nën udhëheqjen e z. Xhevxhedin Ahmetit me anëtarët tjerë Afrim Ramabaja, Shkelëzen Matoshi, Luan Hajradinaj, Jonuz Xhaqkaj etj. që së bashku kishin bërë të mundur të kemi një performancë në pararojë të kulturës shqiptare. Programi përbëhej nga nxënës të Shkollës Shqipe –Jura dhe nga një grup artistësh – këngëtarë si Fazli Ramadani, Adelina Pireva, Afrim Aliu, Enver Pireva.
Nxënësit të shoqëruar nga prindërit, përfaqësues të LAPSH-it vinin grupe – grupe dhe uronin njëri tjetrin: Gëzuar, Gëzuar 7 Vjetori i Pavarësisë!
Në atmosferën entuziaste të festës ishte i pranishëm Asdren Osaj, këshilltar në Ministrinë e financave në qeverinë e Republika e Kosovës dhe Demë Tolaj, babai i dëshmores Sabahate Tolaj. Të ftuar miq zviceranë, personalitete të kantonit Jura: z. Philip Receveur – Ministër, Pierre Kohler, Kryetar i Komunës Delemont z. Riser, z. Courtet etj..
Programi filloi me interpretimin e himnit të flamurit.
Në tribunë u ngjitën të ftuarit shqiptarë e më pas miq zviceranë.
Zoti Pierre Kohler, fjala e tij në tribunë mori duartrokitje të zjarrta nga të pranishmit e sallës. Brohoritjet për Zvicrën , për Kosovën s’kishin të pushuar.
Me shumë dashuri u mirëprit programi shkollor i fëmijëve drejtuar nga nxënësja e zellshme Rina Mehmetaj (klasa 9-të) e cila ftonte në skenë nxënës të tjerë, të cilët interpretuan këngë, valle dhe recitime. Nxënës të dalluarishin: Eliesa Xhaqkaj, Adea Kuqi, Erona Ramabaja, Altina Mahmuti, Edon Ramabaja, Elona Ramadani, Alba Berisha, Rina Morina etj.
Me ketë rast ne nderojmë një ngjarje të madhe historike që në themelet e saj është derdhur gjaku i qindrave e mijërave burrave e grave shqiptarë të Kosovës, kujtojmë presidentin Historik Ibrahim Rugova dhe kreheroin Adem Jashari etj.
Kur festojmë këtë ngjarje historike, nuk mund të lëmë pa përmendur edhe kontributin e diasporës shqiptare të Zvicrës, ata s’kanë pushuar asnjë herë veprimtarinë për liri të atdheut të vetë të robëruar, e cila u organizua dhe diti ta ndërkombëtarizojë çështjen e lirisë së Kosovës dhe të gjej përkrahje në shtetin demokratik zviceran.
Në ketë ditë shprehim një mirënjohje të thellë për zonjën Michel Calmy-Rey Këshilltarja e federale zvicerane (ministre e punëve të jashtme) atëhershme, që shpalli botërisht mendimin e saj zviceran që Kosova duhet të jetë i lirë. Përfaqësuesja e një shteti të vogël por me humanizëm të madh, lulëzimin e çdo populli e shikon në të drejtën e lirisë së tij.
Me ketë datë lidhet koha e vitit të keq për shqiptarët e Kosovës (1998/1999) qindra e mijëra gra, fëmijë, plaka, pleq dhe të sëmur u dëbuan nga vendi i tyre, por që rreth 60 mijë refugjatë gjetën mikpritjen dhe dashurinë në truallin helvetik.
Dhe me ketë ndjesinë e djeshmes që vijon të jetë e pranishme kudo ende në mendjen dhe zemrën e mërgimtarëve shqiptarë të Zvicrës mbyllem festën e 7 vjetorit të pavarësisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











