Lajme
Gjermani: Çdo i pesti banor me origjinë nga jashtë
Sipas llogaritjeve të bazuara në statistikat e regjistrimit të fundit të popullsisë në Gjermani, nga rreth 82,7 milionë banorë që ka vendi, 67,1 milionë kanë lindur këtu, kurse 15.6 milionë kanë ardhur nga jashtë. 40 për qind e këtyre emigrantëve kanë marrë nënshtetësinë gjermane.
Vendet nga të cilat ka ardhur numri më i madh i të huajve që jetojnë në Gjermani janë Polonia (12 për qind), Turqia (9 për qind) dhe Rusia (7 për qind). Siria dhe Ukraina përbëjnë secila nga 5 për qind të të huajve.
Megjithatë numri i ukrainasve që kanë ardhur në Gjermani për të shpëtuar nga lufta ka vazhduar të rritet ndjeshëm që nga data e përfundimit të regjistrimit të fundit të popullsisë në maj të vitit 2022.
Regjistrimi bazohet në një vlerësim kompleks të të dhënave dhe në një anketë me qytetarët, e cila organizohet rreth çdo dhjetë vjet. Rezultatet e publikuara gjenden edhe në internet në faqen e Zyrës Federale të Statistikave./DW
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











