Kosova
Partia e djathtë e Austrisë dorëzon në Parlamentin e Vjenës rezolutën për çnjohjen e Kosovës
Partia Populiste e Lirisë në Austri i ka dorëzuar Parlamentit vjenez një projekt-rezolutë, përmes së cilës kërkon çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Kërkesa është dorëzuar nga shefi i grupit parlamentar të partisë në Vjenë, Maximilian Kraus, teksa në të theksohet se Kosova nuk është shtet i pavarur.
“Kosova ishte pjesë e Serbisë dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare u nda nga Serbia pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999. Deri më sot shumica e shteteve nuk e kanë njohur si të pavarur. Njohja e Kosovës nga SHBA-ja dhe vendet evropiane jo vetëm ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë, por edhe Rezolutën 1244 të OKB-së”, thuhet në kërkesën e FPÖ-së, transmeton albinfo.at.
Tutje, në projekt-rezolutë thuhet se marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë përkeqësuar edhe më shumë; se shumica shqiptaro-myslimane është kundër minoritetit ortodoks serb dhe se autonomia juridike e politike e pakicës nuk është e garantuar.
Ndër të tjera, u përmenden deficitet në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, teksa përmendet krimi i organizuar si problem veçanërisht i madh.
FPÖ në kërkesë thotë se për të gjitha këto dorëzojnë kërkesë kundër njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.
Lidhur më këtë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i komunitetit shqiptar në Austri.
Niq Krasniqi e quan skandal këtë rezolutë.

Niq Krasniqi, veprimtar i njohur shqiptar në Austri, me anë të një postimi në Facebook, e ka quajtur skandal këtë rezolutë.
“Kjo parti njihet për politikat kundër BE-së, kundër migrantëve dhe pro politikave të Rusisë, por fakti që po bëhet edhe zëri zyrtar i kërkesave nacionaliste të Serbisë është më se skandaloze për politikën austriake.
Në fakt, është e turpshme që politika shoviniste dhe klero-fashiste e Serbisë ka gjetur mbështetje në politikën austriake, ka shkruar ai, përcjell albinfo.at.
Krasniqi ka shtuar se është alarmante për shoqërinë austriake në cilin drejtim politik po lëviz kjo parti e së djathtës (ekstreme), teksa ka kërkuar nga partitë e tjera në Austri që të distancohen nga partia FPÖ:
“Partitë e tjera austriake duhet të distancohen nga kjo parti që përkrah politika të Rusisë dhe të mobilizojnë votuesit për t’i treguar FPÖ-së në mënyrë demokratike se jo vetëm që e kanë gabim me këtë politikë, por edhe do të dështojnë”, thekson ai duke kërkuar edhe nga komuniteti shqiptar në Austri që të mobilizohen në zgjedhjet parlamentare të Austrisë, ashtu siç u bënë bashkë në zgjedhjet parlamentare të Evropës dhe votuan masovisht për ÖVP dhe deputetin Lukas Mandl.
Ndryshe, FPÖ-ja doli e para parti në Austri në zgjedhjet evropiane të këtij muaji.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













