Lajme
Gjermani: Policia qëllon një person që kërcënoi me sopatë tifozët në Hamburg
Teksa kanë kaluar tri ditë që nga nisja e Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani dhe dukej se gjithçka po shkonte mirë, tani është raportuar për një incident të rëndë.
Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur për ndeshjen e tyre në Euro 2024.
Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut, pak para fillimit të ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës në “Volksparkstadion “.
Agresori nuk është identifikuar nga policia dhe autoritetet nuk kanë komentuar se cilat motive besojnë se çuan deri tek ky incident.
“Në St Pauli aktualisht është një operacion i madh policor”.
“Sipas gjetjeve fillestare, një person kërcënoi oficerët e policisë me një sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”, thuhej në deklaratën e policisë së Hamburgut.
Rreth 40,000 tifozë ishin në Hamburg duke marshuar në mënyrë paqësore në momentin që ndodh incidenti.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











