Integrimi
Trafikimi i refugjatëve, më fitimprurës se tregtia me drogë!
Refugjatët kanë frikë të madhe për miqtë dhe familjet e lëna në Kosovë. Ata e dinë saktësisht se cilat struktura mafioze qëndrojnë mbrapa biznesit të kontrabandistëve
“Kosovës së vogël dhe të varfër po i ikin banorët”. Kështu fillon artikulli iportalit gjerman që merret me shkaqet e eksodit më të ri të kosovarëve drejt Gjermanisë. “Ndonëse zyrtarisht shkalla e papunësisë është rreth 27%, që sillet rreth mesatares në rajon, at nuk janë llogaritur kosovarët që “përkohësisht” jetojnë jashtë vendit. Nëse do të llogariteshin edhe ata, përqindja do të ngjitej në 50 ose 60%.
18% e banorëve jetojnë me më pak se nga 90 centë ndërsa 28% me më pak se nga 1.40 euro”
Më tutje artikulli merret me biznesin fitimprurës të kontrabandës me kosovarët. Vetëm taksi deri në kufi u merr nga 300 euro për person. Pasi që në Hungari ashtu si dhe në gjithë BE-në kosovarët si të vetmit evropianë ende nuk mund të hyjnie pa viza shumë prej tyre marrin pasaporta serbe. Bëhet fjalë për 60 mijë kërkesa. Edhe për këtë pasaportë duhet paguar.
Refugjatët nga Kosova vijnë të përgatitur në Gjermani. Ata e dijnë saktë se çka duhet të thonë e çka të heshtin, thotë Bernd Jäckel nga policia federale në Passau. Kështu, policët rrallë marrin informacione prej tyre lidhur me kontrabandistët. Refugjatët kanë frikë të madhe për miqtë dhe familjet e lëna në Kosovë. Ata e dinë saktësisht se cilat struktura mafioze qëndrojnë mbrapa biznesit të kontrabandistëve.
Ky biznes është më fitimprurës se tregtia me drogë”, thotë polici Martin Wiese. Natën e kaluar patrulla e tij ka kapur 40 kosovarë, shkruan mainnetz.de. “Shume prej tyre kanë shitur gjithë pasurinë për të paguar kontabanditët, Deri në 2000 eurp u kushton kalimi ilegal deri në Gjermani”:
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat










