Futboll
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Albian Hajdari, i cili është ftuar nga Përfaqësuesja A e Zvicrës për herën e parë. Megjithatë, mbrojtësi i Luganos nuk mund t’i bashkohet Përfaqësueses deri pas finales së Kupës së Zvicrës.
Ndërkohë në St. Gallen, Përfaqësuesja e Zvicrës i ka nisur përgatitjet për Kampionatin Evropian. Megjithatë, shumë emra të mëdhenj ende pritet të përfshihen. Për shembull, Granit Xhaka, i cili ka marrë disa ditë pushim pasi e fitoi Kupën e Gjermanisë me Bayer Leverkusenin. Zvicrës, kapiteni do t’i bashkohet të premten. Apo, Gregor Kobel, i cili është në finale të Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmundin.
Referuar kësaj, selektori Murat Yakin ka ftuar disa lojtarë të rinj. Bryan Okoh i Salzburgut dhe Aurele Amenda i Young Boysit ndoshta nuk do ta kenë shansin për Kampionatin Evropian. Synimi kryesor i tyre është që të stërviten në mënyrën e duhur në ditët e para, pavarësisht mungesave të mëdha.
Ekipi i Evropianit kompletohet tri ditë pas finales së Kupës
Albian Hajdari është njëri prej lojtarëve që do të ketë mundësinë të jetë pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës për herën e parë. Problemi është se mbrojtësi do të luajë në finale të Kupës së Zvicrës me Luganon më 2 qershor. Ai në kamp pritet të paraqitet një ditë pas finales.
Po, Hajdari ndoshta nuk do ta ketë mundësinë e vërtetë që të inkuadrohet menjëherë në stërvitje me grupin. Stërvitja e fundit për miqësoren kundër Estonisë është më 3 qershor. Dhe, stërvitjet më pas Zvicra pritet t’i vazhdojë më 6 qershor.
Dhe për shkak se selektori Murat Yakin duhet ta dorëzojë listën e 26 lojtarëve për Kampionat Evropian në UEFA më 7 qershor, ftesa e Hajdarit do të thotë se futbollisti i U21 të Zvicrës është kandidat për turneun në Gjermani.
Ftesa e Hajdarit për stërvitje pas një sezoni të gjatë ka kuptim. Veçanërisht atëherë kur ekipi përfaqësues do të jetë i kompletuar.
Zëvendësuesi i përkryer për Rodriguezin?
“Isha i befasuar”, ka thënë Hajdari për ftesën nga Përfaqësuesja. “Por ishte dhuratë e përkryer për mua”, ka shtuar ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, i cili e festoi ditëlindjen e 21-të një ditë pasi u publikua lista.
Hajdari është prej lojtarëve kryesorë te klubi i tij, Lugano, ndërsa ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat. Në aftësitë e tij përfshihet edhe ndjenja për të shënuar gola, si dhe mbulimi i disa pozitave. Hajdari mund të luajë në formacionin me tre dhe katër mbrojtës. Edhe pse është qendërmbrojtës me pozitë natyrale, ai te Lugano ka luajtur si mbrojtës i krahut të majtë. Vlerësohet si zëvendësues ideal i veteranit Ricardo Rodriguez. Dhe si lojtar që mund të jetë “xhoker” për Kampionatin Evropian.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë










