Kosova
Medon Berisha kishte qenë pjesë e Kosovës U21, para se të bindej ta veshte fanellën e Shqipërisë
Bushi tregon si e bindi Berishën ta lërë Kosovën për Shqipërinë
Duket se përzgjedhësi i Shqipërisë U21, Alban Bushi, ka treguar se mesfushorit Medon Berisha ia kishte premtuar shiritin e kapitenit për ta bindur të bashkohet me kuqezinjtë e rinj dhe kështu të largohej nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
Në konferencë për media të mërkurën, Bushi ka theksuar se Medon Berisha meritoi ftesën e Sylvinhos për “Euro 2024”. Sipas Bushit, personaliteti dhe lidershipi i Berishës në fushë e veçojnë atë.
Shpresat e Shqipërisë më 7 qershor e zhvillojnë ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2025”. Përballë do ta kenë Malin e Zi. Më 11 qershor kuqezinjtë e rinj do ta zhvillojnë miqësoren ndaj Lihtenshtejnit.
Por kapiteni i deritashëm i Shqipërisë U21, Medon Berisha, nuk pritet të jetë në këto ndeshje. Ai është ftuar në Kombëtaren A për “Euro 2024”.
“Berisha është për herë të parë në ekipin A. Kemi pasur bindje që do të shkonte shumë herët në ekipin A, por shkoi më herët sesa pritej. Për ne ka qenë lojtar vendimtar, me personalitet, dhe ftesa është më se e merituar. Kur e kontaktova Medon Berishën, ka qenë pjesë e Kosovës dhe ia premtova edhe shiritin e kapitenit për të qenë pjesë e Shqipërisë. I premtova, sepse shihja që kishte shumë personalitet në fushën e lojës, ishte një lider dhe e meritoi plotësisht. Unë i uroj shumë suksese dhe shpresoj që ta kemi në ndeshjen tonë me Malin e Zi ”, ka thënë Bushi, duke i uruar suksese Berishës në Evropian.
Listën përfundimtare me 26 lojtarët që do të jenë pjesë e Shqipërisë në Evropian, Sylvinho duhet ta dorëzojë më 7 qershor. Pjesë e saj me shumë mundësi do të jetë futbollisti i talentuar.
Berisha, 20-vjeçar, që luan te Lecce në Serie A, ishte befasia e listës preliminare të teknikut brazilian, Sylvinho.
Berisha ka pasur dy paraqitje për Shqipërinë U19 e një për Shqipërinë U20. Më pas u paraqit dy herë te Kosova U21, përpara se të kalonte te Shqipëria U21.
Tani është kandidat i fuqishëm për të siguruar një vend në ekipin A të Shqipërisë.
Në Evropianin që nis më 14 qershor, Shqipëria do të garojë në Grupin B, pjesë e të cilit janë edhe Italia, Kroacia dhe Spanja.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











