Futboll
Liverpuli kërkon mbrojtësin shqiptar që luan në Gjermani
Skuadra e Liverpullit është duke menduar për afatin e transferimeve gjatë verës dhe trajneri i ri, Arne Slot, ka filluar t’i “piketojë” disa lojtarë, përcjell albinfo.ch.
Referuar gazetes Bild.de, skautët e “The Reds” kanë përcjellë disa ndeshje të futbollistit shqiptar, Brajan Gruda. Ky i fundit ka zhvilluar një sezon fantastik me Maincin në Bundesliga, duke zhvilluar 28 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri tri asiste.
Dhe duket se Liverpooli tashmë është interesuar për shërbimet e tij. Vlera e futbollistit shqiptar është 9 milionë euro, sipas sajtit “Transfermarkt”, kurse Liverpulli po bën gati një ofertë prej 10 milionë eurosh.
19-vjeçari nuk u ftua nga kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e “Euro 2024”, por që ka ftesën nga Silvinjo i Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










