Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Rindizet konflikti për emrin me Greqinë?
Pas vitesh grindjeje me Greqinë, u zgjidh konflikti për emrin e ri, Maqedoni e Veriut, pas ujdisë. Por, presidentja e re e vendit, Siljanovska-Davkova, duket se po e rihap grindjen, duke përdorur emrin e vjetër. Reagon BE.
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, me betimin e saj në parlament të dielën rindezi një debat të vjetër. Në vend të “Maqedoni e Veriut”, siç është emri i ri i vendit pas ujdisë me Greqinë, ajo përdori emrin “Maqedoni”.
Ambasadorja greke në vend, Sophia Philippidou, në shenjë proteste u largua nga salla. Edhe Ministria e Jashtme në Athinë reagoi, duke deklaruar më vonë se qëndrimi i presidentes së re të vendit rrezikon marrëdhëniet bilaterale dhe rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi nga vendi të respektojë marrëveshjet e arritura, nëse do të mbetet në rrugën e anëtarësimit në BE.
Gordana Siljanovska-Davkova fitoi qartësisht të mërkurën zgjedhjet presidenciale si kandidate e partisë nacionaliste, VMRO-DPMNE kundrejt kandidatit socialdemokrat atëherë në detyrë, Stevo Pendarovski. Në zgjedhjet parlamentare VMRO u zgjodh po ashtu forca më e fuqishme parlamentare, e me gjasë kreu i partisë, Hristijan Mickoski, do të formojë qeverinë e re. Si presidentja e re, Gordana Siljanovska-Davkova edhe politikanë të VMRO kishin bërë të ditur në zgjedhje se nuk do të përdornin më emrin e ri zyrtar të vendit, por atë të dikurshmin, Maqedoni.
Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por, fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2027 socialdemokratët qeverisës arritën një marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Ndryshimi i emrit në Maqedoni e Veriut solli edhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe me këtë, edhe hapjen e rrugës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit./DW
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










