Kosova
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar.
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshitit apo kapiteni shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, do të jenë në garë për trofeun e Europa League, përcjell albinfo.ch.
Kësisoj, Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar.
Finalja e Europa League do të ketë brenda edhe pak Shqipëri. Njëri mes Granit Xhakës dhe Berat Gjimshitit do të ngrejë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin për klube në kontinentin e vjetër më 22 maj në Dublin.
Bajer Leverkusen dhe Atalanta shpërblyen parashikimet dhe tani janë vetëm një ndeshje larg triumfit historik.
Kampionët gjermanë kaluan Romën, pas një sfide plot emocione. Pas fitores 2-0 në “Olimpiko”, skuadra e Alonso rrezikoi shumë në fushën e saj.
Italianët iu afruan përmbysjes së madhe, falë dy 11-metërshave të kthyer në gola nga Paredes. Por, Leverkusen bëri atë që ka bërë shpesh herë në këtë sezon.
Autogoli i Mancini dhe rrjeta e Stanisiç në shtesë vulosën kualifikimin e “Aspirinave”, që hyjnë në histori me 49 ndeshje radhazi pa humbje në këtë sezon.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










