Lajme
Opozita e anulon protestën
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes thanë se pas reflektimit të kryeministrit Isa Mustafa, për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, protesta është shtyrë për më vonë
Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera opozitare, AAK dhe Nisma, kanë anuluar protestën e parashikuar për të mërkurën, pas vendimit të kryeministri Isa Mustafa për ta shkarkuar nga detyra ministrin Aleksander Jabllanoviq. Përfaqësuesit e opozitës thanë se pas reflektimit të kryeministrit, protesta është shtyrë për më vonë.
Vendimin për shtyrjen e protestës e ka deklaruar nënkryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. Ai në konferencën për media tha se protestat e fundit kanë dëshmuar se qëndrueshmëria dhe vendosmëria në rrugë të drejtë, përherë ngadhënjen.
“Ndryshimet domethënëse bëhen nga masat, e jo nga individët. Nuk do të kishim pasur gjasë ne si deputetë ta bëjmë këtë që e bën protestat”, deklaroi Ymeri, sipas të cilit deklarata e kryeministrit Isa Mustafa nuk ka qenë bindëse, nëse e ka shkarkuar apo ka dhënë dorëheqje ministri Jabllanoviq.
“Sidoqoftë njëra prej kërkesave të protestës u përmbush. Prandaj i njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se protesta e ftuar për nesër shtyhet për një ditë tjetër. Është çështje ditësh se kur do ta organizojmë protestën tjetër dhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Ymeri.
Ndërsa kryeministri Mustaf në një konferencë për media tha se ministri për Kthim dhe Komunitet, Aleksadnër jabllanoviq nuk është më pjesë e qeverisë.
“Unë mund t’iu njoftoj se nga sot ministri Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeveritar. Ndërkaq, sa i përket “Trepçës”, mund të them se, asnjë vendim nuk do ta marrim që s’janë në interes të vendit”, deklaroi kryeministri Mutafa.
Mirëpo menjëherë pas vendimit të kryeministrit reagoi ministri për Kthim Aleksandër Jabllanoviq. Ai tha se nuk e pranon vendimin e Isa Mustafsë për shkarkimin e tij nga posti i Ministrit. Po ashtu ai tha se Lista Srpska, që drejtohet nga vetë Jabllanoviq, brenda dy ditësh do të dal me qëndrim zyrtar nëse mbetet ose jo pjesë e qeverisë.
“Lista Srpska është dëshpëruar edhe mendojmë se vendimi është i ngutshëm. Nuk e pranoj këtë vendim”, ka thënë ai.
Ndryshe, shkarkimi i ministrit serb pasoi një deklaratë të pamatur lëshuar me 7 janar, në ditën e Krishtlindjeve ortodokse, ku Jabllanoviq i quan egërsira nënat e familjarëve të zhdukur në Gjakovë. Irritimi i Jabllanoviqit erdhi kur protestuesit në Gjakovë nuk i lejuan pelegrinët serbë të bëjnë homazhe në kishën e qytetit.
Pas kësaj deklarate fyese u mbajtën disa protesta gjithandej Kosovës, ndërsa dy të fundit në Prishtinë eskaluan në dhunë, ku u lënduan më shumë se 100 policë e protestues dhe shumë protestues u arrestuan.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












