Lajme
Shkarkohet ministri Jabllanoviq
Kryeministri Isa Mustafa tha në një konferencë për media, se nga dita e sotme ministri Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit të qeverisë
Kërcënimi për protesta nga Lëvizja Vetëvendosje ka ndikuar që kryeministri Isa Mustafa ta shkarkojë nga detyra ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq. Mustafa tha në një konferencë për media, se nga dita e sotme Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeverisës.
Shkarkimi i Jabllanoviqit erdhi pas dy palë protestave që u organizuan në Prishtinë nga partitë opozitare, të cilat rezultuan me qindra të lënduar dhe dhjetar të arrestuar.
Jabllanoviq nxiti protesta gjithëpopullore pasi që me 7 janar, në ditën e Krishtlindjeve ortodokse i quajti “Egërsira” nënat gjakovare.
“Nga sot ministri Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeveritar. Sa i përket Trepçës, po të mbetej ashtu siç ka qenë Trepça do të shkonte drejtë falimentimit”, ka thënë Mustafa.
Jabllanoviq i takon Listës Srpska,e cila në Kuvendin e Kosovës i ka 9 deputetë. Kjo Listë është pjesë e koalicionit qeverisë, ndërsa përfaqësohet me dy ministra dhe njeë zëvendëskryeministër. Në mediet lokale në Prishtinë thuhet se shkarkimi i Jabllanoviqit, mund ta nxjerrë nga koalicioni Listën Serbe.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












