Lajme
Rekord i organeve të dhuruara në Zvicër
675 persona në listën e pritjes morën një organ të nevojshëm urgjent në vitin 2023 dhe 200 persona ishin në gjendje të dhuronin organet e tyre pas vdekjes
Në vitin 2023 numri i dhurimeve të organeve pas vdekjes dhe numri i njerëzve që u nënshtroheshin transplanteve në Zvicër thyen të gjitha rekordet. Kështu konstaton raporti vjetor i publikuar nga Swisstransplant. Gjithsej 675 persona në listën e pritjes kanë marrë një organ të nevojshëm urgjent vitin e kaluar dhe 200 persona kanë mundur të dhurojnë organet e tyre pas vdekjes, transmeton albinfo.ch.
Në vitin në shqyrtim, 225 persona u referuan nga 73 spitalet stacionare në Swisstransplant, fondacioni kombëtar për dhurimin dhe transplantin e organeve, për shqyrtimin e dhurimit të organeve pas vdekjes. 225 familje dhanë miratimin e tyre për dhurimin e organeve në emër të të ndjerit. Sipas Swissstrasplant, ky është një numër i lartë, duke pasur parasysh se shkalla e refuzimit nga të afërmit ka arritur në 58%. Nga 225 personat e vdekur, 200 në fakt u bënë dhurues organesh, ndërsa për 25 të mbeturit nuk mund të ndahej asnjë organ, sipas Swisstransplant.
Shkaktarët e vdekjes së 200 donatorëve ishin mungesa e oksigjenit në 83 raste, hemorragjia cerebrale ose goditje në tru në 82 raste, trauma kraniocerebrale në 30 raste dhe shkaqe të tjera në pesë rastet e mbetura. Sipas Swisstransplant, rreth 70,000 vdekje ndodhin në Zvicër çdo vit. Nga këto, pak më pak se 4000 ndodhin në spital në kujdesin intensiv. Në rreth 700 raste diskutohet me të afërmit për çështjen e dhurimit të organeve, në mbi 2000 raste për çështjen e dhurimit të kornesë, transmeton tutje albinfo.ch.
Në kuadër të dhurimit të organeve, në plan të parë del vullneti i të ndjerit, kujton Swisstransplant. Aktualisht, zbatohet modeli i konsensusit në kuptimin e gjerë, sipas të cilit heqja e organeve dhe indeve pas vdekjes lejohet vetëm me pëlqim paraprak. Nëse personi i konsideruar si dhurues ose të afërmit e tij nuk japin shprehimisht pëlqimin për dhurimin e organeve, ata nuk mund të dhurohen në rast vdekjeje, nënvizohet në deklaratë. Sipas Swisstransplant, nëse dëshirat e të ndjerit nuk dihen, shumica e të afërmve aktualisht vendosin të mos dhurojnë organe.
Megjithatë, në të ardhmen, ata që nuk dëshirojnë të dhurojnë organe dhe inde pas vdekjes do të duhet ta deklarojnë këtë. Më 15 maj 2022, votuesit miratuan propozimin e Këshillit Federal dhe Parlamentit – me 60.2% të votave – për të zbatuar modelin e supozuar të pëlqimit: me pak fjalë, kushdo që nuk kundërshton në mënyrë eksplicite heqjen e organeve do të konsiderohet dhurues. Ky pëlqim i supozuar, i cili pritet të hyjë në fuqi në vitin 2026, megjithatë do të jetë “në një kuptim të gjerë”. Në fakt, të afërmit do të jenë ende të përfshirë në procesin e vendimmarrjes nëse i ndjeri nuk bën të ditur qëllimet e tij.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












