Kosova
Bruksel: Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së
Mesohet se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në takimin ministror të Bashkimit Evropian në Bruksel, në 20-vjetorin e zgjerimit, kur 10 shtete iu bashkuan BE-së më 2004, përcjell albinfo.ch.
Siç ka njoftuar MPJD-ja, Gërvalla ka shkuar në Bruksel me ftesë të Presidencës belge të Këshillit të BE-së, ministres së Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib.
Në sesione do të diskutohet për sfidat, nevojat dhe praktikat e reformat e sundimit të ligjit në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së.
“Në këtë takim, i cili mbledh ministrat e shteteve anëtare të BE-së dhe atyre me perspektivë anëtarësimi, Republika e Kosovës do të paraqesë të arriturat e saj në procesin e integrimit në BE, reformat e thella të ndërmarra në sundim të ligjit dhe fusha të tjera, të evokojë rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim të MPJD-së.
Gërvalla, sipas njoftimit, do të ketë takime bilaterale me ministra të Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së “për të diskutuar rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në veçanti rreth procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










