Lajme
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë një projekt “miliardësh”
Ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu, ka pritur sot në takim, në Paris, homologun e tij gjerman, Boris Pistorius.
Takimi është zhvilluar me qëllim që të ratifikohet një marrëveshje mbi një projekt të ri të përbashkët tankesh të quajtur “Sistemi kryesor i luftimit tokësor” (MGCS), transmeton albinfo.ch.
Marrëveshja formale nis zhvillimin e fazës së parë të mjetit të blinduar, të quajtur “tanku i së ardhmes” – një projekt me vlerë miliarda euro. Tanku i ri i betejës do të zëvendësojë tankun gjerman Leopard 2 dhe Leclerc të Francës, shkruan Euronews.
Ata këmbëngulën se projekti nuk duhet të shihet si një model i ri i tankut Leopard 2, një nga mjetet luftarake më të avancuara në botë.
“Nuk bëhet fjalë për të bërë një Leopard 3 ose 4, por për të dizajnuar diçka krejt të re”, ka thënë Pistorius.
Tanku thuhet se do të përfshijë inteligjencën artificiale dhe do të ketë disa sisteme të automatizuara që nuk do të kërkojnë “pilotë njerëz”, ndërsa ministrat njoftuan se shpërndarja e kontratave për prodhuesit pritet të finalizohet deri në fund të vitit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










