Maqedonia
Raundi i parë i votimeve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore
Votuesit sot do të vendosin cilët nga dy kandidatët do të hyjnë në rrethin e dytë që do të mbahet më 8 maj
Shtatë kandidatë në zgjedhjet e shtata presidenciale në Maqedoninë Veriore sot edhe zyrtarisht dalin në garë në rrethin e parë zgjedhor për të parin e shtetit.
Votuesit sot do të vendosin cilët nga dy kandidatët do të hyjnë në rrethin e dytë që do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Sot deri në orën 19:00 është heshtje zgjedhore, transmeton albinfo.ch.
Gjithsej në Listën zgjedhore për këto zgjedhje janë regjistruar 1 814 317 votues me të drejtë vote, që votë votojnë në gjithsej 3 480 vendvotime.
Në mënyrë teorike presidenti mund të zgjidhet edhe në rrethin e parë me atë kandidat, i cili do të marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votave, përkatësisht 50% plus një, gjë për të cilën ekzistojnë gjasa të vogla, posaçërisht në këto zgjedhje kur votohet për 7 kandidatë.
Përzgjedhja e shefit të shtetit duhet të ndodhë në rrethin e dytë, kur do të vendoset për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë marrë më së shumti vota. Megjithatë, edhe për përzgjedhjen e tyre nevojitet plotësimi i censusit, përkatësisht në zgjedhje të dalin më së paku 40% të votuesve të regjistruar.
Rezultatet e zgjedhjeve nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, KSHZ duhet t’i publikojë para mesnatës së 24 prillit.
Gjithsej 942 mbikëqyrës, gazetarë të huaj dhe përkthyes janë akreditura për ndjekjen e zgjedhjeve presidenciale. Sipas informacioneve nga KSHZ, zgjedhjet do t’i ndjekin 342 mbikëqyrës nga vendi dhe 568 mbikëqyrës të huaj, mes të cilëve pjesa më e madhe janë nga OBSE/ODIHR, numri i të cilëve është 375.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












