Maqedonia
Sot votojnë nga diaspora për zgjedhjet në Maqedoninë Veriore
Rezultatet nga votimi i sotëm do të dihen nesër, së bashku me rezultatet nga votimi në vend
Në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve të nesërme, të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill, në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet.
Këtë vit, për shkak se mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për 8 maj.
Zakonisht sot, një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahen për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Votimi për president filloi me 191 anëtarë të këshillave zgjedhor të shtunën, të cilët udhëtuan për ta zbatuar votimin në diasporë. Në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullare sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale, në bazë të 2.571 paraqitjeve të pranuara të shtetasve tanë, votimi duhet të mbahet në Abu Dabi, ku janë paraqitur 26 shtetas tanë për votim, në Beograd – 31, Berlin- 260, Bernë – 186, Bon– 164, Bruksel – 93, Uashington – 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid – 34, Zagreb – 87, Kaberrë – 31, Kopenhagë – 74, Londër – 87, Lubjanë – 332, Munih – 166, Melburn – 64, Nju-Jork – 85, Osllo – 41, Paris – 44, Pragë – 52, Romë – 30, Stokholm – 85,Toronto – 117, Hagë – 65, Çikago – 88, Ankara – 18, Varshavë – 23, Madrid – 18, Pekin – 12 dhe Sofje 22.
Qytetarët tanë të tjerë, të cilët jetojnë jashtë Mqedonisë së Veriut, të drejtën e vet të votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend.
Rezultatet nga votimi i sotëm do të dihen nesër, së bashku me rezultatet nga votimi në vend.
Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë vendin.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim Lekë Jaha, nxënës i klasës së parë në “Finnish School of Kosovo”, përfundoi me sukses programin... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4











