Kosova
Gërvalla: Serbia shkeli masivisht të drejtat e njeriut
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në një konferencë për media në orët e pasdites për ndalesat e qytetarëve të Kosovës nga Serbia. Ajo tha se Serbia shkeli masivisht të drejtat e qytetarëve kosovarë për lëvizje të lirë.
“Jemi dëshmitarë të deklaratave kërcënuese të presidentit serb, Vuçiq, gjatë ditëve dhe javëve të kaluara, i cili ka kërcënuar jo vetëm Kosovën, por edhe partnerët dhe mbështetësit e Kosovës që vota pozitive në Këshill të Evropës do të ketë pasoja. Vuçiqi ka filluar t’i jetësojë kërcënimet e tij, në këtë kontekst e shoh unë ndalimin e sotëm të udhëtarëve, jo vetëm në autobus, por edhe në vetura. Dhe sidomos ndalimin e shumë zyrtarëve të policisë”, tha ajo.
Sipas kryediplomates kosovare, të ndaluarit iu nënshtruan bisedave informative për vitin 1999 dhe për anëtarë të UÇK-së.
“Një numër i madh i tyre u është nënshtruar edhe atyre që ne jemi mësuar t’i quajmë “biseda informative”. Shumë prej atyre që janë marrë në pyetje kanë pasur si qëllim të flitet për vitin 1999, anëtarë të UÇK-së. Por për këto jam shumë e sigurt që institucionet tona të sigurisë, në momentin që i kemi plotësuar të gjitha të dhënat, do të bëhen publike”, tha Gërvalla.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











