Kosova
Çka përfiton Kosova nga anëtarësimi në KiE
Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës (KiE), Dastid Koreshi, është shprehur se votimi i djeshëm në Asamblenë e Këshillit të Europës për Kosovën, është rezultat i një pune 2-vjeçare.
Përmes një lidhjeje nga Strasburgu në Euronews Albania, Koreshi tregoi benefitet që përfiton Kosova nga anëtarësimi në këtë organizatë.
Ai tha gjithashtu se ata ishin të përgatitur të sfidonin të gjithë argumentat e atyre që ishin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, ashtu sikurse ndodhi.
“Ajo që ndodhi në asamble ishte rezultat i një pune 2-vjeçare. Fillimisht ka qenë argumentimi nga ana e Kosovës, Shqipërisë dhe aleatëve pse Kosova duhet të bëhej anëtare. Në Asamblenë e KiE është më e vështirë për të bërë lobimin, ndërsa në Komitetin e Ministrave është pak më e thjeshtë. Për Kosovën kjo është një ulëse për një nga organizatat më të rëndësishme të këtij kontinenti. Organizata më e rëndësishme për të drejtat e njeriut në kontinent. Një organizatë e standarteve, por edhe politike. Ulet si shtet anëtar. Janë mbi 220 konventa dhe marrëveshje në Këshillin e Europës që kanë mekanizmat e tyre në fushat e tyre në tri fusha të caktuara, që po punojnë përditë me Kosovën për të rritur këto standarte. Ne kemi qenë të bindur që në fillim, që të gjitha argumentet që do të ngriheshin, do të ishim të gatshëm t’i sfidonim. Duke nisur që nga shtetësia e Kosovës, unë e thashë, një organizatë nuk njeh një shtet, janë marrëdhëniet dypalëshe. Argumentet e tjera që kanë dhënë skeptikët, për shembull, ‘duhet të jesh anëtar në OKB para se të jesh në KiE’, edhe kjo nuk qëndron, pasi 5 shtete kanë qenë në KiE pa qenë në OKB”, tha Koreshi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











