MARKETING
Lojë shpërblyese: Fitoni bileta për filmin “2 gisht mjaltë 2’ në Zvicër
Disa ditë para premierës së filmit “Dy gisht mjaltë 2” në Zvicër, albinfo.ch dhuron bileta për parapremierën, që jepet në datën 17 mars 2024, në Kino RiffRaff Cyrih
Plaforma Albinfo.ch dhuron bileta falas për shfaqjen e filmit që bëhet 17 mars 2024, në orën 12:30, në kino Riffraff në Cyrih, ku edhe do të paraqiten para publikut edhe yjet e filmit Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.
Fituesit do të njoftohen me e-mail nga albinfo.ch, ndërsa biletat ata do t`i marrin drejtpërdrejt në Kino RiffRaff, më 17 mars 2024.
Personat fatlumë do të fitojnë nga një biletë në bazë të një përzgjedhjeje krejt të rastësishme, dhe do të fitojnë mundësinë për të bërë foto me aktorët e filmit.
Për t’u bërë pjesë e lojës mjafton të përgjigjeni saktë në vetëm një pyetje më poshtë:
Rregullat e pjesëmarrjes:
Loja do të fillojë sot, më 09.03.2024 dhe do të zgjasë deri më 16.03.2024.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë individët që jetojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, kuptohet të gjithë ata që kanë mbushur të paktën 18 vjet.
Pjesëmarrja është e ndaluar për nëpunësit e platformës albinfo.ch dhe pjesëtarët e tyre të afërt të familjes.
Duke dhënë miratimin, pjesëmarrësi pranon mbledhjen e të dhënave të tij, përpunimin dhe përdorimin e tyre gjatë lojës.
Pjesëmarrësi bie dakord se këto të dhëna të siguruara në këtë lojë mund të përpunohen dhe transmetohen te albinfo.ch.
Të dhënat tuaja personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’u zbulohen palëve të treta. Duke marrë pjesë në garë, pjesëmarrësit pajtohen se të dhënat mund të përdoren për fushatat e mëtejshme të marketingut nga organizatori.
Të gjitha këto të dhëna mund të përdoren për qëllime të lojës dhe brenda rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përcaktimi i fituesve do të bëhet nga albinfo.ch. Fituesit do të zgjidhen në mënyrë të rastësishme sapo të përfundojë loja dhe do të lajmërohen me e-mail.
Biletat do të merren nga fituesit drejtpërdrejt në kinemanë ku jepet filmi.
E drejta për modifikim të rregullave
Organizatori rezervon të drejtën të ndërrojë këtë rregullore, dhe për këtë të gjithë pjesëmarrësit do të informohen në kohë.
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“














