Lajme
Partneriteti shoqëror dhe kontrata kolektive në Austri
Partneriteti shoqëror bazohet në parimin e vullnetarizmit dhe është një zhvillim historik joformal i përfaqësuesve të punëmarrësve dhe punëdhënësve
Austria bën pjesë në shtetet më të pasura të botës, e njohur jo vetëm për Mozartin, Falkon, tortet ‘‘Sacher’’, gatimet e mishit ‘‘Schnitzel’’, por edhe për nivelin e lartë dhe mbështetjes sociale për të gjitha shtresat e shoqërisë, sidomos për klasën e mesme. Kjo e bën këtë vend alpin pionier për t‘u kopjuar për sa i përket kujdesit institucional dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë tek punëtorët. Në këtë aspekt Austria ka ndërtuar një model të bazuar në komunikim, koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, sidomos mes përfaqësuesve të zgjedhur dhe legjitimë të punëdhënësve dhe punëmarrësve, të përkrahur edhe nga organet qeveritare, e emërtuar si ‘‘Partneritet Shoqëror’’, i cili siguron paqen sociale dhe zhvillimin ekonomik te balancuar. Një e arritur e madhe në këtë kontekst është negocimi i përvitshëm i kontratave kolektive, që bëhet pa marrë parasysh dispozitat që përmban ligji i punës. Kjo mënyrë e të dialoguarit është bërë pjesë e sistemit politik dhe dallohet me një kulturë të lartë debati. Kjo është edhe një arsyet pse grevat janë të rralla dhe përdoren si zgjidhja e fundit në rast të mosarritjes së marrëveshjes për ngritjen e pagave bazuar në inflacionin aktual.
Oda e Punëtorëve (Arbeiterkammer)
Është organizim obligues i secilit të punësuar. Ajo përbëhet nga më shumë se tre milionë anëtarë. Detyra kryesore e saj është mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve të punës dhe sigurisë në punë, mbrojtjes sociale, rregulloreve mbi pagat dhe tatimet, mbrojtjes së konsumatorëve etj. Ajo ka një rol aktiv në incimin, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, duke qenë kështu një faktor i paevitueshëm në bërjen e politikave ekonomike.
Sindikata (Gewerkschaft)
Është organizim vullnetar shtesë në krahasim me anëtarësimin obligues. Struktura e saj është federaliste dhe në të përfaqësohen mbi një milion të punësuar në Austri, të ndarë në disa nënsindikata. Secili anëtar i saj ndan 1% të pagës për financimin e aktiviteteve të rregullta. Roli i saj kryesor vihet re në procesin e negocimit të kontratave kolektive, të cilat zakonisht ndodhin në pjesën e katërt të vitit. Ajo po ashtu ofron këshilla dhe ekspertizë profesionale përkitazi me aftësimin e vazhdueshëm profesional, pushimet dhe pauzat në punë, angazhimin pas orarit të punës, pushimet nga marrëdhënia e punës e çështje të ngjashme.
Oda Ekonomike (Wirtschaftskammer)
Përfaqëson dhe mbron interesat e më shumë se gjysmë milioni sipërmarrësish. Zëri i saj zakonisht dëgjohet në kohën e diskutimeve për ngritjen apo uljen e taksave dhe tejkalimin e barrierave administrative. Në kuadrin e saj administron një numër të madh të enteve për përgatitje në profesione të ndryshme. Një sektor shumë i rëndësishëm është edhe eksporti, plasimi i prodhimeve dhe përvojës austriake në tregjet ndërkombëtare.
Kontratat kolektive (Kollektivvertrag)
Kontrata kolektive është një marrëveshje, e cila nuk është e përfshirë në ligje. Në vit lidhen rreth 450 kontrata të tilla. Ato rregullojnë të drejtat e punëmarrësve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me pagat dhe pagesat shtesë. Rritja e pagave për këtë vit ishte rreth 9%. Në lidhje me këtë Austria është një ndër vendet e rralla në të cilin punëmarrësit gjatë 12 muajve të vitit marrin jo 12, por 14 paga (një më tepër në qershor dhe një tjetër në nëntor).
Partneriteti shoqëror bazohet në parimin e vullnetarizmit dhe është një zhvillim historik joformal i përfaqësuesve të punëmarrësve dhe punëdhënësve. Qëllimi kryesor është balancimi i interesave të këtyre dy grupeve të mëdha shoqërore, duke marrë përgjegjësi të përbashkët për prosperitetin dhe mirëqenien afatgjatë të Austrisë. Përderisa të jetë kështu ky shtet do të vazhdojë të ofrojë siguri sociale, shpërndarje të drejtë të resurseve dhe harmoni mes shtresave të ndryshme shoqërore.
Anton Marku, këshilltar sindikal në BBU (Agjencia Federale për Shërbime Mbështetëse dhe Këshilluese: www.bbu.gv.at)
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median

















