Lajme
Cilat ulëse janë më të sigurta në aeroplan?
Kur blini një biletë avioni, a mendoni se cila ulëse do t’ju mbronte më së miri në një emergjencë? Me gjasë, jo.
Shumica e njerëzve rezervojnë ulësen për rehati. Udhëtarët e shpeshtë mund të ulen sa më afër daljes që të dalin më shpejt, shkruan CNN, përcjell albinfo.ch.
Rrallë dikush shpreson që t’i bie ulësja e mesit në radhën e fundit. Por, ja që ulëset në mes dhe në fund statistikisht janë më të sigurtat në aeroplan.
Një hulumtim i TIME që shikoi aksidentet e aeroplanëve përgjatë 35 vjetëve gjeti se ulëset e mesit në fund të një aeroplani kanë shkallën më të ulët të rrezikut për vdekje: 28% krahasuar me 44% me ato që janë në mes të aeroplanit.
Kjo ka logjikë. Duke u ulur afër daljes do t’u japë dalje të shpejtë në rast emergjence, në rast se nuk ka zjarr. Por krahët e aeroplanit kanë karburant, prandaj ulja aty nuk është më e sigurta.
Në të njëjtën kohë, të jesh në fillim të aeroplanit po ashtu nënkupton se do të ndikohesh para atyre që janë në fund. Ndërsa, pse ulëset në mes janë më të sigurta se ato nga dritarja, është sepse keni njerëz nga të dyja anët e juaja. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









