Lajme
4 të vdekur e 15 të lënduar nga zjarri në një shtëpi të moshuarish në Gjermani
Katër persona kanë humbur jetën dhe rreth 15 janë lënduar pasi zjarri ka përfshirë një shtëpi të moshuarish në Gjermani.
Rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, departamenti i zjarrfikësve në Qualburg, Bedburg Hau, në shtetin North Rhine-Westphalia të Gjermanisë, iu përgjigj raporteve për një zjarr në shtëpinë e kujdesit “House Simon”.
Departamenti i zjarrfikësve tha se ata duhej të kryenin një shpëtim të guximshëm, në të cilin disa nga dritaret duhej të thyheshin për të arritur te banorët e bllokuar brenda. Por flakët ishin përhapur aq shumë në ndërtesën dykatëshe, saqë disa prej zonave nuk mund të aksesoheshin.
Raportimet thonë se 32 nga dhomat e shkatërruara tani janë të pabanueshme. Disa banorë u trajtuan për lëndime të lehta, ndërsa të tjerët u dërguan me urgjencë në një spital lokal për trajtim urgjent.
Njësia zjarrfikëse po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Qyteti me 13 mijë persona i Bedburg-Hau ndodhet në Rhine të Poshtëm në Kleve, i cili është afër kufirit holandez, shkruan Mirror.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











