Lajme
Gjermania në alarm, rusët i përgjojnë oficerët e lartë
Një audiopërgjim i një video-konference të ushtrisë gjermane, ku oficerët më të lartë të saj flasin për hartimin e një sulmi raketor në Krime, është publikuar në një postim në rrjetet sociale nga shefja e kanalit shtetëror rus, RT, Margarita Simonyan.
Përgjimi, me sa duket i kryer nga qarqet ruse, zbulon bisedën e oficerëve të ushtrisë gjermane që diskutojnë për transferimin e raketave ajër-tokë me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, si dhe objektivat e mundshëm të tyre.
Gjermanët flasin rreth përdorimit të mundshëm nga forcat ukrainase të raketave “Taurus” dhe efektet e një sulmi të mundshëm nga ana e tyre mbi Urën e Kerçit, e cila lidh Rusinë me Krimenë.
Sipas revistës Der Spiegel, video-konferenca nuk është mbajtur në një rrjet të brendshëm të koduar të ushtrisë, por në platformën WebEx, ndaj lidhja nuk ka qenë aspak e sigurt.
Një zëdhënëse e Ministrisë gjermane të Mbrojtjes konfirmoi se ishte një bisedë mes oficerëve të Forcave Ajrore, por tha se ajo “nuk ishte në gjendje të thoshte me siguri” nëse zërat ishin ndryshuar përpara publikimit.
Përgjimi ka shkaktuar shqetësim serioz në Gjermani dhe njëherësh tërbim në Moskë. Nga ana e tij, kancelari gjerman, Olaf Scholz, e quajti rrjedhjen e informacionit sekret, “një çështje shumë serioze dhe kjo është arsyeja pse ajo tani po hetohet me shumë kujdes, shumë intensivisht dhe shumë shpejt”.
Moska sakaq shprehu zemërimin e saj nëpërmjet zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cila kërkoi një shpjegim të menjëhershëm nga Gjermania. “Përpjekjet për të shmangur përgjigjen e pyetjeve do të konsiderohen si pranim i fajit”, tha ajo.
Me tone të larta e komentoi audion ish-presidenti dhe nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, Dmitri Medvedev. “Rivalët tanë të përjetshëm – gjermanët – janë kthyer sërish në armiqtë tanë të betuar”, shkroi ai në Telegram.
Publikimi i audios ndërkohë vjen kur Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë që t’i furnizojë me raketa Taurus, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra. Megjithatë, qeveria e Scholz ka refuzuar deri më tani, nga frika se kjo do të çonte në një përshkallëzim të konfliktit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












