Lajme
Ambasada e Kosovës në Berlin organizoi event festiv për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës
Bëhet e ditur se Ambasada e Kosovës në Berlin organizoi event festiv për përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës, me shumë mysafirë, shkruan albinfo.ch.
Në një atmosferë kremte, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me të ftuar të shumtë nga institucionet gjermane, sikurse ministri Federal për Ushqim dhe Bujqësi, Cem Özdemir, Sekretarët e Shtetit, Margit Gottstein, dhe Florian Hauer, mbi 30 deputetë të Bundestagut gjerman, përfaqësues të korit diplomatik, si dhe bashkatdhetarë tanë.
Para të pranishmëve, Ambasadori Ajeti vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale dhe historike ndërmjet dy shteteve në këtë 16-vjetor të shtetësisë dhe të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e mërgatës si urë lidhëse mes dy shteteve.
Në emër të Qeverisë Federale të Gjermanisë foli ministri Federal për Ushqim dhe Bujqësi, Cem Özdemir, i cili rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën dhe progresin e arritur ndër vite. Ai përgëzoi Kosovën për orientimin e saj të qartë euroatlantik dhe dënoi agresionin serb në Banjskë ndaj Republikës së Kosovës.
Programi i ceremonisë zyrtare ishte i plotësuar me performancën e Orkestrës Frymore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe me ekspozitën “Gjurmë Lashtësie“ të piktores Amire Demolli.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












