Maqedonia
Xhaferi: Nuk besoj se Ali Ahmeti do të kandidojë për president
Kryeministri teknik, Talat Xhaferi, ka deklaruar se Ali Ahmeti nuk do të kandidojë për president të shtetit, përcjell albinfo.ch.
“Zoti Ahmeti ka mision dhe nuk është pretendent për funksion siç e di dhe mendoj se nuk do ta pranojë.
Nuk ka nevojë të dëshmohet dhe të tregojë kush është dhe sa pas 50 vjetëve kontribut në gjërat në këtë shtet dhe për këtë shtet dhe qytetarët e këtij shtetit. Misioni i tij është Europa, BE-ja, dhe po punon në atë mision. Nuk mendoj se e ka prioritet garimin në lidhje me këtë funksion. Po të donte funksion, do ta mund ta kishte cilën ta donte”, tha Xhaferi.
Xhaferi gjithashtu foli edhe për fushatën zgjedhore dhe tha se nuk duhet të ketë para buxhetore për reklama partiake.
“Qëndrimi im është që të mos ketë para buxhetore për reklama në aspektin parazgjedhor. Por, ju do të shkoni në shtëpitë tuaja për të pyetur pse ata insistojnë në atë ligj. Do të akuzohem sërish, e di, por qëndrimi im është që të mos ketë para buxhetore për atë punë”, tha Xhaferi gjatë vizitës së sotme në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Aty theksohet se kundër kësaj çështjeje ka folur edhe në vitin 2019, kur kanë ndodhur ndryshimet në Ligjin për Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA).
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









