Kuriozitete
Ky është androidi më i shitur në vitin 2023
Referuar të dhënave të shitjeve, ato tregojnë se blerësit janë ende duke vënë çmim të ulët mbi veçoritë premium, përcjell albinfo.ch.
Tregu i smartfonëve në vitin 2023 dominohej nga Apple, për këtë arsye ata zinin edhe shtatë nga dhjetë vende kur renditen telefonat më të shitur, sipas rezultateve të hulumtimit të bërë nga kompania analitike Canalys.
Në listën e telefonave më të shitur, nderin e Android e mbrojti kompania koreano-jugore Samsung, e cila kishte tri pajisje në Top 10 për vitin 2023.
Më i mirë u rendit Samsung Galaxy A14 4G, në vendin e 6-të.
Samsung Galaxy A54 5G (vendi i 8-të) dhe Samsung Galaxy A14 5G (vendi i 9-të) gjithashtu gjetën vendin e tyre ‘nën diell’.
Dy gjëra më interesante duhet të theksohen kur shikoni tabelën – vendin e parë nuk e zuri Apple me pajisjen më të fundit iPhone, por me një gjeneratë më të vjetër.
Ndryshe, shitësi kryesor i Samsung ishte Galaxy A14 4G, ndërsa versioni i tij 5G përfundoi disa vende më poshtë sipas renditjes.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












