E-Diaspora
Shqiptari, shpiku këpucët që vetlidhen
Bëhet fjalë për shqiptarin Klevis Ylli që jeton në Gjermani, i cili ka arritur të ideojë këpucë të cilat do të vetlidhen, pa pasur nevojë fare të ulemi për të i lidhur ato.
Duket si imagjinatë hollivudiane, por në fakt gjermanët e kanë kthyer këtë në një realitet. Shkencëtarët gjerman në krye me inxhinierin shqiptarë Klevis Yllin kanë arritur të ideojnë këpucë të cilat do të vetlidhen.
Mjafton të fusni këmbën në këpucët apo atletet që do të prodhojnë gjermanët dhe mfë anë të disa sensorëve me të cilat ato janë pajisur do të lidhen vetë.
Gjitha meritat për këtë shpijke duket se i ka inxhinieri shqiptar që jeton në Freiburg, Klevis Ylli, i cili ka qenë ideator.
“Këpucët janë ideuar për të moshuarit pasi ata kanë probleme me lëvizjet për shkak të moshës. Por mund të përdoren edhe nga të rinjtë dhe nuk është e thënë që t’i përdorin vetëm njerëzit që kanë probleme”, ka thënë Ylli, transmetojnë mediat shqiptare.
Nuk dihet ende çmimi që do të kenë këto këpucë apo atlete por do të hidhen në treg brenda këtij viti.
Këpucët janë të pajisura me magnet dhe sa herë që këmbët lëvizin magnetët bëjnë të mundur prodhimin e energjisë.
Aktualisht këpucët kanë një model prototipi por do të bëhet e mundur që të prodhohen modele të shumta, ashtu si këpucët e zakonshme.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










