Maqedonia
Kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni: Të bëhemi bashkë me opozitën shqiptare për zgjedhjet
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka njoftuar se kërkon nga partia që në zgjedhje të garojnë bashkë me opozitën shqiptare, Lidhjen Europiane për Ndryshim, transmeton albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka dhënë qëndrimin e tij publik në lidhje me këtë koalicion, duke thënë se pas disa javësh konsultime, takime të shpeshta dhe pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin e tij, si kryetar partie përsa u përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen.
“Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj ‘ndryshimi i madh dhe i shumëpritur’! Asnjëherë ky ndryshim nuk ka qenë më i sigurt dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për ta sjellë këtë ndryshim! Ne jemi në rrugën tonë, jemi në rrugën e trasuar nga Arben Xhaferi. Kjo rrugë do të na çojë aty ku përkasim, në familjen e madhe evropiane, gjithnjë duke kultivuar aleancën tonë të përhershme me SHBA-në dhe NATO-n, me të cilët ndajmë të njëjtin vizion dhe të njëjtat vlera. Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë Në Kosovë ka nisur edicioni i 19-të i seminarit mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe... -
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore










