Maqedonia
Pritje me muaj për shtetasit e Maqedonisë së Veriut për pajisje me pasaportat me emrin e ri

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit presin prej muajsh të marrin dokumentet personale me emrin e ri të vendit. Dhe në disa vende, nuk ka as data falas.
“Aktualisht, ka data falas në shtator 2024. Nëse koha e pritjes ju përshtatet, ju lutemi na jepni sërish të dhënat tuaja personale për të caktuar një takim specifik për ju”, thuhet në një mesazh nga Ambasada në Bon, Gjermani.
Kasim Selimi, i cili jeton në Zvicër, tha se vajzës së tij i është bërë fotografia e pasaportës më 15 dhjetor, por ende nuk ka asnjë fjalë se kur do të jetë gati.
“Unë kisha një takim për vajzën time. Ka kaluar një muaj e gjysmë dhe ende nuk kemi asnjë informacion se sa do të zgjasë. A do të jetë gati për 6, 8 apo më shumë javë” tha ai.
Selimi sqaron se takimi caktohet lehtësisht me e-mail, ndërsa në Bernë të Zvicrës që nga fillimi i janarit është dërguar një punëtor shtesë nga Maqedonia e Veriut për t’i fotografuar qytetarët për pasaporta, për të përshpejtuar procedurën. Kjo pikë do të jetë në funksion për një muaj. Ndër të tjera, Selimi apelon tek organet kompetente që postbllokun ta mbajnë hapur edhe për një kohë më të gjatë, sepse në Zvicër jetojnë rreth 70 mijë qytetarë nga vendi ynë.
“I bëj thirrje kryeministrit, ministrit të Jashtëm dhe të gjithë atyre që kanë ndikim në këtë çështje që të takohen me emigrantët dhe ta mbajnë këtë pikë në funksion më gjatë. Mendoj se me këtë mërgimtarët do të mund të marrin pasaporta” tha Selimi.
Ndryshe, pas 12 shkurtit nuk do të jenë më të vlefshme pasaportat me emrin e vjetër – Republika e Maqedonisë.
Qytetarët që punojnë ose jetojnë jashtë vendit duhet të pajisen me pasaportë për të hyrë në vend.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që banojnë në një shtet të huaj dhe të cilët nuk kanë siguruar dokumente të reja udhëtimi deri më 12 shkurt 2024, mund të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut me pasaportë të lëshuar nga përfaqësia diplomatike më e afërt konsullore e Maqedonisë së Veriut. Ndaj ju bëjmë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që ndodhen jashtë vendit dhe që nuk kanë mundësi të pajisen me dokumente të reja të udhëtimit përmes përfaqësive diplomatike dhe konsullore, ta bëjnë këtë në vend, për shkak të pamundësisë së dorëzimit të tyre me postë” thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Mërgimtarët me këto dokumente udhëtimi do të mund të vijnë në Maqedoninë e Veriut, por për t’u kthyer në vendin ku jetojnë do të duhet të nxjerrin pasaporta të reja dhe kjo procedurë në vendin tonë mund të zgjasë disa muaj./RTV21.mk
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Halle, Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre vetave, arrestohet kosovari Nnjë burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër, 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children”
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë