Lajme
Operacion i madh policor në Cyrih, huliganët dëmtojnë tramvajet
Të shtunën në mbrëmje pati një operacion të madh policor në Stettbach të Cyrihut përgjatë linjës 7 të tramvajit. Policia e qytetit konfirmoi operacionin për 20minuten.
“Detaje të mëtejshme do të pasojnë rreth mesditës”, thotë shërbimi mediatik i policisë së qytetit të Cyrihut.
Banorët treguan për disa xhama të thyer në tramvaj.
“Me sa duket ultrasit e futbollit kanë marrë nën kontroll tramvajin”. Banorët po ashtu treguan se u përfshinë ultras nga dy klubet e qytetit të Cyrihut.
Siç raportoi një banor për “ZüriToday” pas incidentit, tramvaji ishte plot me mbështetës të GC.
“Kishte rreth dy herë më shumë tifozë të FCZ jashtë. Tifozët e FCZ ishin shumë agresivë”.
Sipas banores, tifozët kanë dashur të hipin në tramvaj.
“Më pas ata filluan të thyejnë xhamat. Kur u thyen xhamat, tifozët u larguan. Ndoshta sepse kanë dëgjuar policinë”, spekulon banori.
Para incidentit në Schwamendingen, kishte një operacion policor në Schaffhauserplatz. Sipas gazetarëve të “TeleZüri”, dhjetëra mbështetës të GC-së janë kontrolluar në tramvaj. Pas kësaj, tifozët e GC vazhduan. Një orë më vonë pati trazira në Schwamendingen.
Linjat 7 dhe 14 u prekën nga operacioni./20minuten
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













