Futboll
Pesë skuadra nga Serie A, të interesuara për Ardon Jasharin
Duket se Ardon Jashari vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet te Luzerni apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit, përcjell albinfo.ch.
Mesfushori shqiptar ka shprehur gatishmërinë për të ndryshuar skuadër, pasi shumë skuadra janë vënë pas tij.
Por, deri te transferimi ka ende shumë punë, pasi Luzerni e vlerëson lart kapitenin e tyre dhe nuk dëshiron ta humbasë me pak para.
Calciomercato ka raportuar se pesë është numri i skuadrave italiane që duan transferimin e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.
Napoli, Atalanta, Bologna, Verona dhe Sassuolo janë duke kërkuar shërbimet e tij, me këta të fundit që janë favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e Jasharit.
Sassuolo është në bisedime të avancuara me Luzernin për Jasharin, por klubi zviceran kërkon 6,5 milionë euro për ta lënë të lirë atë.
Interesim për talentin shqiptar kanë shprehur edhe skuadra të tjera, si Villarreal, Freiburg, Eintracht Frankfurt, Benfica dhe Celtic.
Jashari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje zyrtare me Luzernin, ku ka shënuar edhe katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










