Kosova
Xhudistja e Greqisë falënderon ekipin e Kosovës për ngritjen e jashtëzakonshme
Elisavet Teltsidou është njëra prej xhudisteve më të mira në botë në kategorinë deri 70 kilogramë si përfaqësuese e Greqisë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ajo është e vetmja xhudiste nga Greqia që në fund të vitit 2023 është në zonën që siguron normë për “Parisi 2024”.
Xhudistët tjera nga Greqia janë shumë larg normës. Aktualisht Teltsidou është e dyta në ranglistën olimpike në kategorinë deri 70 kg. E dyta është edhe në ranglistën botërore.
28-vjeçarja ka rreshtuar sukseset së fundi, por vetëm pasi për kohë të gjatë ka ushtruar me ekipin e Kosovës në xhudo, përkatësisht nën urdhrat e trajnerit Driton Kuka.
Të premten, Teltsidou ka shprehur publikisht mirënjohjen për ekipin kosovar të xhudos dhe kryetrajnerin Kuka.
“Pas gjithë këtyre medaljeve, dy vjetët e fundit ishin vërtetë të vështirë. Ishin kohëra të vështira dhe mbi të gjitha stërvitje të forta. Dëshiroj të falënderoj ekipin e Kosovës në xhudo, vajzat e këtij ekipi dhe veçanërisht trajnerin Driton Kuka. Kjo ndihmë dhe mbështetje është e rëndësishme për një sportist dhe kjo ka të bëjë me familjen e xhudos”, ka shkruar xhudistja greke në një postim falënderues në “Instagram”, shkruan koha.
Në dy vjetët e fundit Teltsidou më shumë ka ushtruar me ekipin e Kosovës se në ekipin e saj në Greqi. Dhe tashmë llogaritet prej më të mirave në botë, me potencial për medalje olimpike.
Falë sistemit të stërvitjes në Kosovës, garuesja greke ka përmirësuar shumë xhudon e saj. Teltsidou ka shprehur interesim që edhe gjatë vitit të ardhshëm të ushtrojë me ekipin e Kosovës në xhudo.
Ajo ishte e para në Grand Slamin në Tbilisi në muajt e parë të vitit. E para ishte edhe në Grand Slamin në Kazakistan, ndërsa në Masters, garën e më të mirëve, u rendit e dyta. Medalje ari fitoi edhe në Grand Slamin në Baku.
Ka plot xhudistë të vendeve të ndryshme që shprehin interesim për të ushtruar me ekipin e Kosovës në xhudo. Por jo të gjithë e kanë këtë mundësi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











