Kosova
Bie detyrimi i vizave për kosovarët – çfarë do të thotë kjo për Zvicrën?
Radhët e gjata para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë kanë qenë një pamje e zakonshme. Por kjo së shpejti do të përfundojë...
Liberalizimi (i vonuar) i vizave për Kosovën, që hyn në fuqi më 1 janar, respektivisht ndryshimi që sjell ky liberalizim, ka ngjallur interesimin edhe të mediave zvicerane, duke qenë se një numër i madh i kosovarëve “gravitojnë” në Zvicër. Kështu, radioja e transmetuesit publik SRF ka realizuar një kronikë, ku sqarohet situata e re. albinfo.ch sjell në vazhdim artikullin shoqërues të kësaj kronike.
Heqja e vizave është një lehtësim i madh për kosovarët. Nga 1 janari ata mund të hyjnë në zonën Shengen, duke përfshirë Zvicrën, pa vizë.
Radhët e gjata para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë deri më tani kanë qenë një pamje e zakonshme. Bëhet fjalë për kosovarët që duhet të qëndrojnë në radhë për të aplikuar për vizë. Por kjo së shpejti do të përfundojë, shkruan srf, transmeton albinfo.ch. Nga 1 janari, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Zvicër për qëndrime të shkurtra maksimumi 90 ditë pa vizë.
Mundësia për të udhëtuar në vendet evropiane pa viza është e një rëndësie të madhe për qytetarët e Kosovës, si në aspektin praktik, ashtu edhe në atë simbolik. Këtë e nënvizon për SRF edhe politikani i FDP-së së Cyrihut, Përparim Avdili, i cili vetë ka rrënjë shqiptare dhe ka shumë kontakte në Kosovë.
Të rinjtë ndiheshin të bllokuar si në një kafaz, në mes të Evropës
“Shumë të rinj janë ndier të bllokuar si në një kafaz në mes të Evropës”, thotë Avdili. Ky hap tani do të korrigjojë një padrejtësi. “Njerëzit tani mund të udhëtojnë lirshëm në përputhje me vlerat evropiane”, shton ai. Kështu, për shembull, kosovarët mund të vizitojnë më lehtë familjen dhe miqtë në Zvicër.
E djathta, në panik për “imigracionin ilegal”
Fakti që njerëzit nga Kosova nuk kanë më nevojë për vizë ka ngritur frikën, veçanërisht në krahun e djathtë të politikës zvicerane se kjo mundësi mund të keqpërdoret si një portë për imigracionin ilegal dhe punën e paligjshme.
Por, Sekretariati i Shtetit për Migracionin (SEM) po e vëzhgon këtë dhe nuk sheh arsye për panik, siç shpjegon menaxheri i komunikimit, Samuel Wyss.
Ai thotë se zhvillimet po ndiqen nga afër. Zvicra ka marrëdhënie shumë të mira dypalëshe me Kosovën, përcjell albinfo.ch. “Bashkëpunimi funksionon shkëlqyeshëm edhe në fushën e kthimeve dhe çdo problem mund të adresohet shpejt”, thotë Wyss.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













