Kosova
Osmani: Borrell më ka premtuar se do të propozojë heqjen e masave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbrëmë lidhur me masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës. Osmani tha se si presidente e vendit është angazhuar për të parandaluar masa më të rrepta të BE-së ndaj vendit, përcjell albinfo.ch.
”Kosova nuk e ka pushtuar askënd që të meritojë masa te tilla në nivel të BE-së. Si presidente, jam angazhuar që të parandaloj masa më të rrepta, partnerët tanë e dinë shumë mirë se për çfarë masash”, tha Osmani.
Osmani tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i ka premtuar se do të bëjë propozimin për heqjen e masave ndaj Kosovës.
”Në takimin e fundit të BE-së me Ballkanin Perëndimor kam insistuar që të përfshihet një rrugë e qartë se si të hiqen masat dhe me këtë kërkesë është përcaktuar ajo rrugë, ku i është dhënë kjo e drejtë Borellit që ai ta bëjë propozimin për heqjen e masave dhe pas propozimit të tij, ato te hiqen”, tha Osmani.
Osmani ka shtuar se ”Borrell më ka premtuar që do ta bëjë këtë propozim, në vazhdimisht do të bëjmë preson që ky propozim të vijë shumë shpejt”, ka thënë Osmani në një intervistë për RTV21.
Duke folur për sanksionet, Osmani tha se nganjëherë kokëfortësia është e shëndetshme. Sipas Osmanit, interesat e Kosovës duhet të mbrohen me kokëfortësi.
“Duhet të zgjidhet edhe momenti i duhur kur një kokëfortësi e tillë përdoret. Duhet të zgjidhen edhe betejat, në rast se ndonjë herë ndokush kërkon që, ta zëmë, t’i ndryshojmë kufijtë, të ndahet Kosova ose të defunksioanlizohet Kosova, në me kokëfortësi duhet të mbrojmë të drejtën tonë që ta mbajmë Kosovën shtet funksional në kufijtë tonë aktualë, Kushtetutën tonë, pavarësisht se kush ulet në karrigen tjetër, por në rast se gjërat që kërkohen nga partnerët tanë janë të tilla që nuk i rrezikojnë këto vlera dhe parime, unë jam për atë që të mos tentojmë të bëhemi apo të tregohemi më të fortë se sa që jemi në të vërtetë”, tha Osmani.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










