Lajme
17-vjeçarja zvicerane, turistja më e keqe e vitit
Një grua zvicerane u emërua si një nga turistët më të këqij të vitit për gdhendjen e inicialeve të saj në Koloseun në Romë, sipas CNN që shpalli turistët më të këqij të vitit.
17-vjeçarja u filmua duke gdhendur inicialet e saj në Koloseum në korrik 2023. Kjo vetëm një muaj pasi një turist 27-vjeçar nga Anglia bëri të njëjtën gjë.
Adoleshentja u arrestua pas aktit të saj të vandalizmit dhe u dërgua në komisariat. Ajo përballet me një gjobë deri në 15,000 euro ose një dënim me burg. Nuk dihet nëse dhe si është dënuar, shkruan 20minuten.
Një tjetër turist nga Kina, i cili gatuante dhe hëngri një peshkaqen të bardhë – një specie e mbrojtur – në një transmetim të drejtpërdrejtë u fut gjithashtu në listën e CNN të turistëve më të këqij. Ai duhej të paguante një gjobë prej rreth 16,000 frangash.
Një turist nga Rusia është dëbuar nga vendi nga autoritetet indoneziane pasi bëri një foto topless në një tempull në Bali.
Në mars, një burrë u hodh nga kati i tretë në një kanal në Venecia. Kryebashkiaku shkroi në Twitter se do t’i jepte një “çertifikatë marrëzie” dhe do ta shkelmonte.
Më tragjik ishte veprimi i një turisti në Parkun Kombëtar Yellowstone. Burri ngriti një bizon të porsalindur nga një lumë, edhe pse rregullat e parkut ndalojnë afrimin më shumë se 25 metra me kafshët. Më pas tufa e refuzoi viçin – dhe ai duhej të qëllohej nga rojet e parkut, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











