Kosova
Kurti në inaugurimin e parkut industrial në Viti
Kurti: Do ta rrisim zhvillimin ekonomik dhe rajonal, do të punësohen të rinjtë
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe rajonal në inaugurimin e parkut industrial në Budrikë të Vitisë, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se ky vit po përmbyllet “me punë të mira e të dobishme për bizneset tona, përkatësisht për qytetarët tanë, ndërmarrës e punëtorë të vyer”.
“Në veçanti, ky park që sot e inaugurojmë, investim kapital prej 1.7 milionë eurosh nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me hapësirë prej 15.5 hektarë këtu në komunën e Vitisë do të mbështesë investimet e përgjegjshme dhe të qëndrueshme të bizneseve tona nga diaspora dhe investime të huaja, mandej do të nxisë veprimtarinë prodhuese dhe përpunuese me teknologji të përparuar, do të ofrojë punësim dhe aftësim për të rinjtë tanë si shtyllë e zhvillimit dhe e transformimit progresist të vendit tonë, si dhe do të rrisë bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe promovimin e tyre për një eko-sistem inovativ, me rritje të konkurrueshmërisë për më shumë eksporte e më pak deficit tregtar”, tha Kurti.
Kurti u shpreh se “inaugurime të ngjashme do të kemi në vazhdimësi”.
Më pas, Kurti foli për rritje të qarkullimit të bizneseve, në vazhdën e argumentimit që po përpiqet ta bëjë së fundmi se shteti, sipas tij, është pasuruar.
“Me qeverisjen tonë të deritanishme, qarkullimi i bizneseve ka vazhduar të rritet. Gjatë periudhës janar-tetor 2023 ai ka rritur vlerën për 15.3 miliardë euro, apo gati 7% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












