Kosova
“Spider-Man” bën me duar simbolin e shqiponjës
Duket se Shqipëria dhe simbolet e saj po bëhen të njohura çdo ditë e më shumë nëpër botë dhe këtu nuk e kemi fjalën vetëm për botën e thjeshtë, por për artistët, këngëtarët, aktorët etj., përcjell albinfo.ch.
Pas Drake, i cili bëri bujë me këngën e tij më të fundit që përmbante elemente të traditës sonë kombëtare, së fundmi edhe aktori i njohur, Tom Holland, i ka gëzuar shqiptarët, pasi ka bërë me duar simbolin e shqiponjës.
Një video, e cila ka bërë bujë në X dhe TikTok, aktori britanik dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, si një shqiptar i vërtetë ka bërë simbolin e flamurit kuqezi.
Ndërsa përgatitet për foton, fansja i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar njëherësh sensin e tij të afërt dhe respektin për kulturën e fansave.

E-Diaspora
-
Protestë në Bernë me moton “Shqipëria thërret – Diaspora përgjigjet” Me organizim të një grupi aktivistësh shqiptarë të Zvicrës, të shtunën, më 4 korrik në Bernë... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz










